Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Rektori i Bujqësorit dëshmon në prokurori

Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz Bahri Musabelliu në orën 10:00 të paradites së sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me hetimin që është hapur. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte. Dosja penale është regjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre; Bahri Musabelliu dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco. Njëherësh në pyetje do merren dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në këtë tender.

Sipas dokumenteve zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë “Shpresa sh.p.k”, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para. UBT ka shpallur fituese kompaninë “Shpresa sh.p.k”, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

Por edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta për korrupsuion. Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen