2 vjet burgim ka kërkuar prokuroria e Korçës për ish-drejtorin e Shëndetit Publik Devoll, Valent Nallbati, si edhe 1 vit e 6 muaj burgim për inxhinierin Panajot Pilani, të dy të akuzuar se kanë kryer procedura fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit të drejtuar nga Nallbati.
Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga gjykata.
Nallbati dhe Pilani akuzohen për ‘fallsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”.
Në vitin 2015, ata kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011. Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar filliisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”.
Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin pas një letre anonime të mbërritur në zyrën e saj, në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton. Po ashtu, letërshkruesi anonim vinte në dijeni se drejtori kishte kryer disa pune ”dekorative” me shpenzimet e tij dhe për këtë arsye po zhvillonte një tender fiktiv, për të marrë pas paratë që kishte shpenzuar.
Gjithnjë sipas kallëzimit, ishte paracaktuar edhe një kompani me qendër në Tiranë, e cila që do të fitonte tenderin.
Në kuadër të veprimeve verifikuese, Prokuroria njofton se konstatoi, se godina e Drejtorisë së Shëndetëtit Publik ishte rikonstruktuar në vitin 2011 dhe ndërkohë nuk po kryhej asnjë punim në të. Në vijim, u konsultua buletini i Prokurimit Publik, në të cilën u konstatua se ishte bërë procedura e tenderit për rikonstruksionin e godinës dhe ishte shpallur fitues kompania ”E....” shpk, me seli dytësore në Kamëz, Tiranë.
Vlera e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll ishte parashikuar rreth 2.4 milionë lekë. Nga buletini i Prokurimit Publik rezulton se kompania ’E....” shpk ishte shpallur fitues me ofertën 1.7 milionë lekë, dukshëm nën koston e asaj që ishte parashikuar në dosjen e tenderit.
Në bazë të ligjit për ”Prokurorimit Publik”, kompania fituese e tenderit duhej të ishte skualifikuar për ”ofertë anomalisht të ulët”. Por, nga ana e entit kontraktues kompania është shpallur fituese fillimisht. Gjithsesi, pas ankesave ndaj kësaj procedure prokurimi, enti prokurues, Drejtoria e Shëndetit Publik, ka anuluar procedurën.
Por, pavarësisht se është anuluar procedura, Prokuroria e Korçës vlerëson se nga ana e Drejtorit Rajonal, Valent Nallbati janë konsumuar elementët e veprave penale të ”fallsifikimit të dokumentave dhe ”Shpërdorimit të detyrës”.
Kjo, pasi nga ana e zyrtarit janë kryer të gjitha procedurat fiktive për realizimin e prokurimit publik.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com