Ish-drejtori i Shëndetit Publik në Devoll është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, pasi togat e zeza kanë faktuar se ai ka shpërdorur detyrën.
 
Valent Nallbati, sipas prokurorisë, kreu procedura fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit të Shëndetit Publik në Devoll. 
Nallbati akuzohet për ‘Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre” pasi në vitin 2015 ka realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.

Hetimet ndaj Nallbatin nisën pas një letre anonime që mbërriti në Prokurori në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton.

Godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik ishte rikonstruktuar në vitin 2011 dhe ndërkohë nuk po kryhej asnjë punim në të. Vlera e tenderit për rikonstruksionin e godinës së
Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll ishte parashikuar rreth 2.4 milionë lekë.

 Ja njoftimi për shtyp i Prokurorsë
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce vendosi deklarimin fajtor te te pandehurit Valent Nallbati per kryerjen e vepres penale te Falsifikimit te dokumentave nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin dhe ne baze te nenit 186/3 te K.P denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce vendosi deklarimin fajtor te te pandehurit Valent Nallbati per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres dhe ne baze te nenit 248 te K.P denimin e tij me 1 vit burgim.
Ne bashkim te denimeve bazuar ne nenin 55 te K.P denimin e ketij te pandehuri me 2 vjet burgim.
Uljen e 1/3 te denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar duke u denuar perfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
Dhenie si denim plotesues te heqjes te se drejtes per te ushtruar funksione publike per nje periudhe 1 vjecare

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)