Tenderi i sterilizimit, Duma: 70%
e fondit shkon për mikun e Ramës

Tenderi i sterilizimit, Duma: 70%<br />e fondit shkon për mikun e Ramës
TIRANE - Grida Duma ka akuzuar sot qeverinë se me anë të tenderit të sterilizimit të veglave kirurgjikale Rama do të pasurojë miqtë e tij.

Sipas Dumës vetëm në tenderin e fundit qeveria ka miratuar plot 96 miliard lekë për “klientët” e preferuar të saj.

“Sipas specialistëve,- tha Duma, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70% pasi aktualisht ky shërbim kryhet me shumë më pak shpenzime.”

Më poshtë deklarata e plotë e Grida Dumës

Dokumentet që po ju paraqesim në këtë  ekran, gjatë ditës së sotme janë hequr dhe janë vënë disa herë në portalin e Agjensisë së Prokurimit. Bëhet fjalë  për një nga tenderat më të rëndësishëm të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Në fakt, një nga tenderat më të rëndësishëm të jetës së njeriut. Momentin kur ai hyn në sallën e operacionit.

Këto luhatje në transparencë, janë pasqyrim i asaj, çka qeveria e di sa shumë e rrezikshme është të planifikosh një koncesion të dyshimtë, në shifrën e 96 miliardë lekë.

96 miliardë lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave.

Këto 96 miliardë lekë do të jepen me 30 Mars për klientët e preferuar të qeverisë, me një procedurë aspak transparente.

Aktualisht, ky shërbim kryhet në shifra shumë më të vogla, dhe madje me përgjegjësi më të madhe.

96 miliardë lekë janë një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%.

Pra miku i Edi Ramës që do të fitojë këtë koncesion, do majmet me të paktën 67 miliardë lekë.

Mungesa e transparencës është premisa e parë që  tregon se 96 miliardë lekët janë projektuar tashmë, dhe fituesi me siguri është paracaktuar.

Por sikur dëmi të ishte vetëm miliardat e lekëve kjo do të ishte një pjesë e të keqes, dëmi është edhe më i rëndë sepse ky koncesion i zëvendëson profesionistët që të paktën sot mbajnë përgjegjësi ligjore, me një operator privat, çka krijon më shumë pasiguri shëndetësore.

Edi Rama po lëshon një pas një të tilla koncesione, një pas një po ndan të tilla shuma marramendëse me miqtë e tij. Korrupsion tashmë jo me pasoja të tërthorta për jetën e njerëzve, por të drejtpërdrejta.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky projekt abuziv, korruptiv.

Ne i bëjmë me dije sot kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, se kur drejtësia të vijë, do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e abuzimin e pafre me paratë e qytetarëve të vendit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës