Tenderi i Unazës/ Dobi i 'DH-Albania' humbet gjurmët, akuza e shpall në kërkim policor

Avdjol Dobi, administratori i kompanisë shqiptare “DH-Albania”, e cila rezultoi fituese e dy tenderave 18 milionë dhe 12 milionë eure, për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” dhe ndërtimin e linjës së tensionit të lartë nga Burreli në Peshkopi, rezulton i zhdukur. Momentalisht prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë dijeni se ku fshihet ky person, i cili është thirrur nga prokuroria tre herë dhe në asnjë rast, Dobi nuk i është përgjigjur, kërkesës së hetuesve për tu paraqitur dhe dëshmuar në prokurori, rreth skandalit të fitimit të dy tenderave publikë me vlerë 30 milion euro, duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

Madje me shpresën se do të gjente në ambjentet e punës apo në banesën e tij të banimit, prokuroria ka urdhëruar policinë e Tiranës që ta shoqëronte forcërisht Dobin në polici, ku dhe të merej në pyetje. Kontrolli policor nga policia e Tiranës është realizuar por pa rezultat. Me sa duket ngadalësia e prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të shpejta dhe vonesa e nxjerrjes së urdhërit të menjëhershëm për ndalimin e 26-vjeçarit Dobi, ka sjellë këtë situatë, ku vetë prokuroria dhe policia nuk dinë se ku ka përfunduar administratori i kompanisë “DH-Albania”.

Momentalisht Dobi është shpallur në kërkim policor, pasi prokuroria e Tiranës ka urdhëruar që ai të gjendet dhe shoqërohet forcërisht. Madje një burim pranë prokurorisë tha për “Shqiptarja.com” se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se Dobi nuk ka dalë nga Shqipëria, por një gjë të tillë ai mund ta ketë kryer pa u rregjistruar në sistem. Dobi është personi kryesor që mund të arrestohet nga prokuroria e Tiranës për këtë megaskandal që tronditi qeverinë. Aktualisht prokuroria është në pritje të një përgjigje nga autoritet Amerikane, nëse bilancet financiare dhe vërtetimi për mospasjen e detyrimeve tatimore në shtetin e Delawere SHBA, janë origjinale apo të falsifikuara.

Vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë një komunikimi me e-mail me autoritet e Delaëere, konfirmoi se bilancet financiare dhe vërtetimi për detyrimet fiskale ishte tërësisht i falsifikuar. Mëoshet se ky e-mail është administruar si provë nga prokuroria e Tiranës, por sërisht për grupin hetimor ky e-mail nuk mjafton, pasi prokuroria duhet ta administrojë si provë materiale këtë përgjigje në rrugë zyrtare dhe proçeduriale. Por pavarësisht se ky e-mail i ardhur nga SHBA për prokurorinë nuk ka rëndësinë e një prove proceduriale, ai shërbeu dhe bindi drejtuesit e ARRSH që të vendosnin heqjen të drejtës së kompanisë “DH-Albania”, për të qënë fituesja dhe lëvrimi i fondeve prej 30 milionë euro të fituara në dy tendera, pranë ARRSH dhe OST.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale.

Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Pak ditë më parë Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaëare konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Emri i padëgjuar/ Kush është çunaku që drejton kompaninë
Në Shqipëri, degëzimi i pretenduar i “Dunwell Haberman” është “DH-Albania” të cilën e drejton një çunak,që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë, dhe më pas papritur është bërë pronar i një kompanie të quajtur “Itrade - Fx Media”, ku ai zotëron 100 për qind të aksioneve. Ky çunak, vetëm 26 vjeç quhet Avdjol Dobi me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Tiranë.

Kompaninë “Itrade - Fx Media” Dobi e ka rregjistruar në 23 mars 2016 me qëndër në Vlorë, por gati një vit në ushtrim aktiviteti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme Dobi vendos të pezullojë aktivitetin tregtar. Por 16 muaj pas këtij vendimi emri i Avdjol Dobi, del në një kompani tjetër të quajtur “DH-Albania”, e cila në korrik 2018 është rregjistruar në qëndrën kombëtare të biznesit Tiranë. Dobi ka rolin e përfaqësuesit ligjor të kësaj kompanie me degë në Shqipëri, ndërkohë si përfaqësuese ligjore e kompaninë “Dunëel Haberman” në SHBA është Neesha Lynn Kunar. Mësohet se pas shpinës së 26-vjeçarit Avdjol Dobi, fshihen dy biznesmenë ndërtimi të fuqishëm në Tiranë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve