Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, ARRSH: 6 kompani dorëzojnë ofertat, PD: Rama ka paracaktuar fituesin, u ndryshuan kriteret

TIRANË-Gjashtë kompani kanë dorëzuar ofertat për lotin e parë të tenderit të Unazës së Re pas anulimit të kontratës me kompaninë ‘DH Albania’ në fund të vitit të kaluar. Kompanitë që kanë dorëzuar ofertat për lotin e parë të Unazës së Re me fond 18 milionë euro janë;
Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
GD Granit AD Skopje
Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
Geci sh.p.k.
ANK sh.p.k.
Baftjar Murati

ARRSH përmes një njoftimi për mediat thekson se pas dorëzimit të ofertave do të bëhet vlerësimi, ndërsa i kërkon opozitës që të mos intimidojnë komisionin. “Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike. Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.

ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm’.

Ndërkohë që zyrtarja e Partisë Demokratike, Lealba Pelinku përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paracaktuar fituesin e tenderit. Sipas PD-së, kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese.  “Edi Rama është peng i pazareve me oligarkët e ndërtimit, prandaj nuk tërhiqet nga projekti kriminal i Unazës së Re. Sot, po ndodh teatri i rradhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar duke vjedhur me kompani fantazmë, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar.

Një nga faktet se tenderi është fasadë dhe fituesi i paracaktuar ka të bëjë me kriteret e qepura për klientin e Ramës në PPP-të në infrasktrukturë. Ato jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por një prej kritereve, i vetmi që ka ndryshuar nga tenderi i parë, është bërë që i preferuari i Edi Ramës të futet në tender, por sërish duke përjashtuar shumë kompani të tjera.  Partia Demokratike e ka shprehur qartë qëndrimin e  saj: projekti korruptiv 20 milionë euro për kilometër duhet anulluar i gjithi. Prokuroria duhet të hetojë dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që herën e parë tentuan të vjedhin me mashtrim dhe kësaj here po tentojnë të vjedhin sërish me tender të paracaktuar”akuzoi partia Demokratike përmes Lealba Pelinkut.

Projekti i Unazës së Re është i ndarë në disa lote, teksa i pari i segmentit nga “Pallati me shigjeta” deri te “Shqiponja” është ritenderuar pas anulimit të kontratës me “DH Albania”, pasi kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare, ndërkohë që po zhvillohen hetime në Shqipëri dhe SHBA. Ndërkohë projekti i Unazës së Re vijon prej dy muajsh, një grup banorësh që i kanë ndërtimet pa leje vijojnë protestën prej 70 ditësh, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë.

Ndërkohë që në një tjetër reagim, Partia Demokratike akuzon ARRSH se gënjen kur thotë se kriteret janë të njëjta me ato të garës së mëparshme. Sipas PD, ARRSH ka ndryshuar kriterin për licensën, duke e kaluar nga “NP-12/G”, për punime të Inxhinierisë së Mjedisit në NP-12F për punime të Inxhinierisë së Mjedisit. Sipas PD, është kjo licensë që disponohet nga kompania “Gjoka Konstruksion”.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:

Në përgjigje të reagimit të dëshpëruar të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky i fundit, meqë ka marrë përsipër barrën e rëndë të pastrojë të papastrueshmet e kryeministrit-urdhërues, duhet të sqarojë: Përse gënjen publikisht kur deklaron se “Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.” ? Përse kriteri për paraqitjen e licencës u ndryshua nga licenca NP – 12/G Punime të inxhinierisë së mjedisit, në licencën NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit? Në tryezën e pazarit është vënë licenca që Gjoka Konstruksion disponon, pra NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit dhe kjo e ka shtyrë ARRSH të rrëshqasë në rrjedhën e paligjshmërisë së nisur në shtator 2018. Faktet e mësipërme janë zyrtarisht të publikuara në sistemin e prokurimit publik elektronik dhe, pavarësisht kësaj, ARRSH-ja, nën urdhrat e kryeministrit, merr përsipër të deklarojë fals, pasi nuk u mjaftua me tentativën për t’i dhuruar tender kompanisë fantazëm me dokumente po false. Me ketë deklaratë që paraqet fakte të rreme, ARRSH-ja nuk bëri gjë tjetër, veçse vërtetoi denoncimin e sotëm të PDSH.

SQARIM: 
NP-12/G eshte per punime inxhinierike mjedisi me vlere punesh mbi 800 milione leke te reja
NP-12/F eshte per punime inxhinierike mjedisi me vlere punesh nga 401-800 milion leke te reja.

Ndryshimi i kritereve sipas PD, per kompanite konkurruese per tenderin per lotin e pare te Unaza e Re

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unaza: 15/01/2019 02:30

    Po mire mo ARSH pika 2 eshte per rruge autostrada mbikalime metro, aeroporte. Vetem ky kriter eshte I mjaftueshem per te hure ne tender. pse vini 100 nga pas. Po ca llogjike ka nje kompani qe ka licence per autostrada duhet ti kerkohet license per sinjalistike jo ndricuese. apo keshtu behet skartimi I atyre qe sduhen. Bravo Afro, do ikesh si kove pusi mor qyq. Po ju te tjeret neper komisioni si skini frike firmosni mor fukarrenj nga truri e nga parja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë