TIRANË- Bashkëpunimi mes “Nova Construction – 2012” shpk të Ilir Shtufit, një biznesmen i lidhur me familjen Berisha dhe kompanisë Euroteorema Peqin” shpk për të fituar tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe ishte diktuar drejtpërdrejtë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo rezulton nga dosja për hetimet për tenderin 20 mln euro të Unazës së Madhe, të cilën Report Tv e disponon. Edhe ‘Euroteorema Peqin’, të cilës ministrja i referohej si ‘EUT’ kur imponoi bashkëpunimin, ka lidhje të vjetra me familjen Berisha, kur merrte shumë tendera në kohën e qeverisjes së Berishës, dhe konsulenca juridike nga Argita Malltezi.
“Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT-në dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gimin thuaj jo me mua”. Me këtë komunikim të datës 10 shtator 2021, vetëm pak javë para se të shpallej fituesi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku jo vetëm që sipas SPAK e paracaktonte fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe por i impononte edhe ortakun biznesmenit Ilir Shtufi.
Vetëm pak minuta pas urdhrit të ministres kreu i ARRSH atëherë Evis Berberi komunikon me pronarin e Shtufit dhe menjëherë ia konfirmon eprores se porosia u çua në vend, duke i çuar këtë mesazh: “E takova, ok”.
Vetëm 4 ditë pasi zhvillohen këto biseda, më 14 shtator 2021, Ilir Shtufi i Nova Construction rezulton të ketë lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë "Euroteorema Peqin" dhe "PE-VLA-KU" sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, të cilën më pas e fituan, edhe pse kishin 3 oferta më konkurruese.
Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, SPAK evidenton se ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve për unazën e madhe. Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin. Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen. Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”. Me këtë frazë prokuroria e posaçme dyshon se kriteret për çdo tender përcaktoheshin duke pasur parasysh fituesin, që vetëm ai t’i plotësonte.
Shqetësimin se dikush i ka zbuluar Balluku e përsërit edhe në një tjetër bisedë me Berberin, 3 javë më vonë, kur ai e pyet nëse duhet ta shpallë fituesin.
“Te mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me pune serioze, ke një plehrë që flet aty'', i shkruan Balluku-Berberit.
Bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” – “Pe-Vla-Ku” – “Nova Construction 2012” e fituan tenderin 20 milionë euro, por sipas SPAK ata nuk i plotësonin as kriteret e vendosura nga vetë MIE. Si me tenderin e tunelit të Llogarasë, SPAK thotë se Balluku, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi edhe tenderin e Unazës së Madhe në të procedurën nga faza përgatitore deri në shpalljen e fituesit, të cilin e ka privilegjuar. Sipas dosjes që Report Tv e ka siguruar, kriteret caktoheshin si ‘kostum’ për ata që do merrnin tenderin.
Kompanitë nuk kanë paraqitur asnjë provë se kishin realizuar më parë punë të ngjashme me një vlerë minimale prej 50% të kontratës, apo një volum punësh të barabartë me dyfishin e vlerës limit, siç ishte përcaktuar në kriteret e tenderit.
Pjesë nga dosja
''Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular "Blackberry", model "BBF100-6", të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë: Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin "Hajde tek une ne II. Në orën 10:46. Evis Berberi: "Erdha". Në orën 13:00-13:01.
Belinda Balluku: "Cdo gje ok Lenci me Pellumb prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT dhe mos ta shoh ne vend tjeter. Punet i ke me Gim thuaj jo me mua". Në orën 13:01. Evis Berberi: "Ok". Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021, shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet "persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh". Në orën 14:07, Evis Berberi: "Hajde kalo". Në orën 14:07. Ilir Shtufi: "ok 10 min".
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: "E takova ok" (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetase Belinda Balluku me tekst "Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT"). Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: "Ke nje Miranda tek prokurimet Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U. Në orën 21:47. Evis Berberi: "Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda ska dijeni per emrat". Në orën 21:49. Belinda Balluku: "Po mire, gicje kush. Në orën 22:13-22:14, Evis Berberi: "Asnje se ka listen ska si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per cdo lat kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer''.
135. Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria "Nova Construction 2012 sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë "Euroteorema Peqin" sh.p.k dhe "PE-VLA-KU" sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt "Ndërtimi Unazes së Jashtme Tirane Loti 4 ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.
Gjithashtu, evidentohet fakti se ende pa u mbyllur faza e dorëzimit të ofertave nga shoqëritë pjesëmarrëse (afati i fundit për dorëzimin e ofertave ka qenë data 15.09.2021), pra, pa u evidentuar shoqëritë pjesëmarrëse në procedurat e prokurimit, shtetasit Belinda Balluku dhe Evis Berberi kanë pasur dijeni për fituesin e paracaktuar të procedurës së prokurimit, pasi ju ishin dhënë kriteret më parë''.

Belinda Balluku
Për të pandehurën Belinda Balluku, gjykata vlerëson se nuk ka ndalim për caktimin e masës së sigurimit pezullim nga detyra lidhur me funksionin e saj si zëvendëskryeministres apo ministre. Në vendim sillet në vëmendje përcaktimi i nenit 242 i Kodit të Procedurës Penale “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ku në pikën 1 parashikohet se: “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to”.
Nga ana tjetër, konstatohet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, që janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Çela ka vlerësuar se bazuar në rrethanat konkrete, ndaj Ballukut më e përshtatshme ka qenë caktimi do masave të sigurimit, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Gjykata thekson se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
Argumentimi i gjyqtarit Erion Çela për caktimin e masave të sigurisë për Ballukun
-Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal duhet të mbahen në konsideratë këto kritere/rrethana: rëndësia e faktit, rrezikshmëria shoqërore e veprave penale për të cilat akuzohet/dyshohet duke u nisur nga masa 54 ënimit që ato parashikojnë, përhapja e kësaj vepre penale, rolin e të pandehurës në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, pasojat e ardhura nga vepra penale, moshën, gjendjen gjyqësore si dhe gjendjen shoqërore e familjare të saj (me gjëndje civile e divorcuar, kryefamiljare, me dy fëmijë të datëlindjes 20.07.2005 dhe 20.12.2010)13.
-Gjykata, vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin e njëkohshëm të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Nalimi i daljesjashtë shtetif" e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik"e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Në vlerësimin e gjykatës këto masa sigurimi personal janë masat më të përshtatshme në raport me rëndësinë e faktit dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 258/2 i K.Penal si dhe faktin që akuzohet/dyshohet për kryerjen e veprës penale dy herë dhe në bashkëpunim.
-Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", parashikon: "1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2.Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral". Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 1 të tij me titull "Qëllimi dhe objektí, përcakton se: "Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet". Në nenin 2, pika 5, të këtij Kodi me titullin "Përkufīzime", përcaktohen personat që do të zgjidhen: "...4. "Kandidat" është një shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat për deputet ose për kryetar bashkie, ose për këshillin e bashkisë, në përputhje me këtë Kod, për të cilin do të votohet në zgjedhje ". Pra, personat e zgjedhur në zbatim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, parë kjo në zbatim të ndalimeve të nenit 242 të K.Pr.Penale,janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillit të bashkisë.
-Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku, masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe masa e sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik (pezullimi nga detyra me funksione e larta shtetërore. Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale. Gjykata çmon që të theksojë se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.


Loti 4 i Unazës së Madhe
Një tjetër shkelje del në pah nga dosja e SPAK mbi tenderin e Unazës së Madhe. Sipas verifikimeve në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk nuk i plotësonin kriteret për të fituar tenderin 20 mln euro për lotin 4 të Unazës së Madhe. Kompanitë nuk kanë paraqitur asnjë provë se kishin realizuar më parë punë të ngjashme me një vlerë minimale prej 50% të kontratës, apo një volum punësh të barabartë me dyfishin e vlerës limit, siç ishte përcaktuar në kriteret e tenderit.
Pjesë nga dosja
Nga shqyrtimi i dokumentacionit që operatori ekonomik fitues ka ngarkuar elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se ky operator ekonomik i shpallur fitues i kësaj procedure prokurimi, nuk ka plotësuar kriterin e vendosur në dokumentacionin standard të tenderit, si më poshtë: Në kriterin 2.3.1 të dokumenteve standarde të tenderit, tek "Kriteret e Veçanta të Kualifikimit", "Kapaciteti teknik", është përcaktuar se: "Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme: a) punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë pesë viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, ose b) punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesë viteve të fundit, është jo më e vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet.

Belinda Balluku dhe Lefter Gështenja
Në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tregohet se si ministrja udhëzonte Berberin që të përjashtonte nga tenderët kompanitë që nuk i “pëlqenin”. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur sipas saj me deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.
Pjesë nga dosja
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin "ËhatsApp", shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin "Civil Cons". Në orën 12:44, Evis Berberi: "?". Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin "Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо". Në orën 12:45, Evis Berberi: "Po jane te Porto romano". Në orën 12:45, Belinda Balluku: "Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD". Në orën 12:46, Evis Berberi: "Ok". Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin "Signal Private Messenger", shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin "Urgjente apo ne te ardhmen?". Në orën 12:50, Belinda Balluku: "Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise". Në orën 12:50, Evis Berberi: "Eshte e lehte".
Administratori i kompanisë në fjalë rezulton Korab Aliko, ndërsa ortak Rezart Haxhiu. Ortakët themelues të kësaj kompanie, me objekt të veprimtarisë studim dhe projektim të ndërtimeve të ndryshme, janë Korab Aliko dhe Lefter Gështenja me 50% të kapitalit secili. Por, në vitin 2019 Gështenja është larguar nga drejtimi i kompanisë duke i dhuruar aksionet.


Report Tv ka siguruar dosjen për hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, për të cilën SPAK ka vënë nën hetim Belinda Ballukun. Bisedat e saj me Berberin, në dosjen të cilën Report Tv e disponon, tregojnë se të koordinonin jo vetëm paracaktimin e fituesve, por edhe publikimin e njoftimeve për fituesit e tenderëve për lotet e Unazës së Madhe. Komunikimet e datës 1 tetor 2021, pak para se të shpallej fituesi për lotin 4 të Unazës së Madhe, zbulojnë ndërhyrjet e drejtpërdrejta të ministres për kohën se kur duhej të dilte njoftimi. Më datë 1 tetor, Balluku i shkruan Berberit që të bëhen gati për të hënën që të shpallet fituesi. “A do ti nxjerrësh ne darke sot? Shume mire Por do te te them", i shkruan Balluku.
Po, Balluku duket se ndihet e “pasigurt” dhe e udhëzon Berberin që ta shtyjë shpalljen e fituesit për të mërkurën. “Te mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me pune serioze. Ke nje plehre aty qe flet".
Më datë 5 tetor, Berberi i shkruan Ballukut se emisioni investigativ Stop i ka kërkuar informacion për procedurat për lotin 1 të Unazës së Madhe. Balluku i shkruan "Të plasi trapi Bej punën dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji te gjitha ne darke`.
Të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt "Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4".
Pjesë nga dosja
Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin "Behu gati per unazat te henen ne mengjes". Në orën 10:48, Evis Berberi: "Njoftimin? Apo inspektim". Në orën 10:48, Belinda Balluku: "Njoftimin more". Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: "Jo sot ne darke? Ska ndryshim?". Në orën 10:49, Belinda Balluku: "A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them". Në orën 10:50, Evis Berberi: "Ok po pres po mé duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime". Në orën 10:52, Belinda Balluku: "Asnje ndryshim". Në orën 10:52, Evis Berberi: "Ok". Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes". Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes". Në orën 21:18, Evis Berberi: "Te vazhdojme apo te presim per neser". Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: "Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet". Në orën 21:33, Evis Berberi: "Cfare ka dale Ok te merkuren".
Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin "Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri,kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken". Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: "Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke`.

Komente













Kur kjo eshte zevendesuese e kryeministrit, si jane te tjeret ? A eshte mjaftueshem burgu per nje hajdute ? ti merren te gjitha leket dhe te denohen bashkepunetoret..
PërgjigjuO Rame, kete duhet ta kishe hequr urgjent se vetem kosto po te sjell. Hiqe qelbersiren se eshte kthyer ne njeriun me te urryer ne Shqiperi kjo Lubia.
PërgjigjuO te menderofsha drejtesine e re qe merret me llafet e kafeneve qe shqiptaret jane unlike ne bote ,per te pergojuar e hedhur fajin te tjereve duke i dhene nje status nderi fjales VJEDHIN e nuk ju hyn ne sy asgje e mire qe ndertohet , apo sukses qe arrihet O njerez cila eshte me e rende te vrasesh te pafajshem apo barazia ne tenders qe ndodh kudo?? Nuk them mos denohet , por jo me dy standarte Keshtu si po veprojne keta te gjithe mund ti nxjerin me nga nje problem e te na drejtoje spak e prokuroret e plepave Lum si ne
PërgjigjuO heroiku, sipas teje duhet ta fusim ne burg edhe t’i themi nje bravo te madhe per rruget qe po ben me kosto te fryra e pa standarte? O heroik, duhet te jesh nga ata qe mbledhin therrimet qe lene ne tavoline keta hajdute, se s’ka mundesi te jete njeriu kaq pa logjike.
Me te qete tregohuni, madje edhe te paanshem. I referohet vetem qendrim it ndaj ish deputetit geshtenja, ne kohen qe geshtenja ka qene deputet. Kushtetuta I ndalon deputetit te merret me veprimtari te tjera, vec ato te mesimdhenies. Pra, Ballukja ka te drejte per geshtenja e geshtenjes.
PërgjigjuKur lexoi lajme të tilla,si nji femēr në krye tē qeverris meret me punë të pista,pērdor nji fjalor shumē tē ultë në komunikim me varsit e saj,ndjei neveri,më trazohet stomaku.Kēta lloj pushtetarësh na kan bër të urrejmë vëndin ton.Fatkeqësi e madhe për ne,popullin shqiptarë,që qeverrisemi nga njērz pa moral,pa dinjitet.
PërgjigjuShume here me mire "Republika e Prokuroreve" sesa "Republika e Rryshfetit" ku sundon kjo neperka. Bravo SPAK - Ju duhet ta qeverisni kete vend.
PërgjigjuRepublika e Prokuroreve ka dal nga Republika e Ryshfetit. E harrove shpejt Tan Prençin se cfar hajduti ka qene te Krimet e Renda? Apo tashti u be djale I mire?
Kot sa për muhabet! A kan të drejtë një grup deputetësh të kërkojë intepelancë me gjygjtarët dhe prokurorët e GJKKOsë?
PërgjigjuPO KJO DUKET QE ESHTE NJE GJARPER I VERTETE QE NE SY AI MUND TE DREJTOJE KJO GRIFSH E KEQE O KRYEMINISTER A JE NE VETE I KE MBYTUR NJEREZIT DHE BIZNESET ME TAKSA O NJERI MENDO SE NUK JE I PERJETSHEM LERI PAK YNDYRE FTYRES TURP TURP.
PërgjigjuPo të mos ishte dënua dhe demasku zyrtarishtë nga USA dhe GB familja Berisha Trupa SPAK as që paska patur bythë të merrën me ata tani e 4 vite nuk është në gjëndje të japin fund aferave dhe krimeve të fam.Berisha dhe për të këtë duhet të nxiret ekuivalenca dhe ajo do të jetë një qeveri komplet plus një nr.i madhë kryebashik dhe deputet të akuzuar nga Berisha-Grupp
PërgjigjuKa mare muti xhadene hidhini pak dhe mos te duket
PërgjigjuO njerez se ka fajn rama se po shof komentet faj ka rama, e keni ju qe i dhat 83 deputet
PërgjigjuRAMA JEP DOREHEQJEN.....CFARE PO PRET ME,,TE ARRESTOHET E GJITHE QEVERIA.....
PërgjigjuO Bela fajin e ka rama nuk e ke ti moj moter se duhej te kishe dal nga zyra qe diten qe u bere e pandehur, ndersa SPAKu nuk e di sa i ndershem eshte me ty se Mediu ka kohe qe verdalliset si pordha neper breke ne dyert e spakut nderkohe qe duhet te ishte ne burg pre vitesh
PërgjigjuOk ne rregull ae korrupsioni e bejne pushtetaret dhe Ps esht ene pushtet dhe ka njerez nga rradhet e saja. Por ama Spak duhet te coje ne gjykate jo vetem zyrtaret por aledhe ata qe i kane korruptuar. Ahqetesuese mbetet ne kete pike cilesisa e punimeve qe eshte bere.
PërgjigjuPrandaj e kane te veshtire inxhinieret e ndershem te fitojne nje tender projektimi apo supervizimi, sepse keta nuk duan aftesi dhe projektues te zote, keta duan bashkepuntor ne vjedhje. Prandaj dhe nuk ka veper inxhinierike qe behet ashtu siç duhet ne Shqiperi, nuk ka veper qe sapo inagurohet nuk ka shkarje, cedime apo renie guresh. Shihni by-passin e Vlores me ato skarpatat e pa trajtuara, eshte nje rrezik per qytetin qe ndodhet poshte, rrezik per perdoruesit e rruges, rrezik per kedo! Por cili institucion do t’i ndaloj?! Ministria me Ballekun apo ARRSH-ja me keta drejtoret qe po shkojne ne burg njeri pas tjetrit?!
PërgjigjuPra edhe ne këtë rast, zonja dhe zotërinj, fajin e ka Saliu.
PërgjigjuFajin e kemi ne qe u shkojme nga pas dhe i votojme. shikoni o njerez kur miratojne fondet per shpenzimet e tyre, i ngerjne kartonat me 100% dhe nuk e bejne transparent ne media. Po keshtu dhe per pagat : i rrisin duke i miratuar njezeri, ku nje deputet e ka rrogen 3000 euro. Kurse ne i votojme me vrap. Kjo nuk eshte as "Republika e Prokuroreve" dhe as "Republika e Deputeteve"-eshte REPUBLIKA E HAJDUTEVE
Vendi me i korruptuar ne Evrope e ka emrin Albania. Kete na beri Edi Rama me keta faqezinjte e tij. Paret e popullit rrush e kumblla per keta fundrrina
PërgjigjuImagjino vetem nga telefoni i Berberit po te marresh te Ballukut dhe Edi Rames aty do dalin perla se ca i kane be ketij populli
PërgjigjuDebate te forta midis qirkos dhe prençit, te berrtitura dhe kercenime
PërgjigjuKy Prençi, te hetoje tamam, dhe mos e katandisi dosjen me tekste sms, por te hetoje pasurine e ketyre qelbesirave, perfhsire te gjithe bizneseve qe Jane ne keto tendera. Pa prjashtim, edhe bizneset e Saliut, per te cilat Prençit nuk ja mban byça. Eshte mesuar Prençi qysh tek Prok e Kr te Renda qe I bende gjysma - gjysma hetimet, me qellim qe te rriste pazarin
Përgjigjumendoj se ne kete pike SPAK duhet te kerkoje mase tjeter ndofta arrest me burg per Belen, dhe ti kerkoje menjehere parlamentit shkarkimin e saj.
Përgjigju