Tenderi për Unazën e Madhe, Komisioni i Prokurimit rrëzon ARRSH dhe fituesin “Vëllezërit Hysa”

 Tenderi për Unazën e Madhe, Komisioni i Prokurimit rrëzon ARRSH dhe fituesin “Vëllezërit Hysa”

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar një tjetër vendim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe këtë herë lidhur me procedurën që lidhet me rehabilitimin e një loti të Unazës së Madhe. E kthyer në epiqendër të vëmendjes prej shumë muajsh dhe e përndjekur nga një seri problematikash dhe skandalesh duket se edhe këtë herë do të ketë zgjatje të mëtejshme të procedurave. Vendimi i KPP lidhet saktësisht me procedurën “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja”, Loti I” ku Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka s’kulaifikuar pesë kompani nga tetë që morën pjesë në procedurën e ofertimit.

Tenderi për Unazën e Madhe

Në datën 14 .06.2019, është publikuar nga autoriteti kontraktor, në faqen e intemetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura e prokurimit “Procedurë e Hapur”,  me objekt: “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti I”, me fond limit 2.250.950.653,25 lekë (pa TVSH).

Në datën 22.07.2019, autoriteti kontraktor ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët referuar dokumentacionit të autoritetit kontraktor, kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH), përkatësisht: Bashkimi i operatorëve ekonomikë

“Alb Building” sh.p.k. & “Euroteorema Peqin” sh.p.k. & “Liqeni VII” sh.a. & “Communication Progres” sh.p.k. 1.726.144.828,77 lekë, skualifikuar

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Salillari” sh.p.k. & “Bajrami N” sh.p.k. 1.776.111.282 lekë, skualifikuar

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. & “Be – Is” sh.p.k. 1.786.834.087 lekë, kualifikuar

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “2 T” sh.p.k. & “G.P.G. Company” sh.p.k. 1.849.345.584,82 lekë, skualifikuar

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion” sh.a. & “Shansi Invest” sh.p.k. 1.924.025.051, 67 lekë, skualifikuar

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Curri” sh.p.k. & “Alba Konstruksion” sh.p.k. 1.990.898.426,80 lekë, kualifikuar

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vega” sh.p.k. & “Alko Impex General Construction” sh.p.k. 2.127.812.661,05 lekë, kualifikuar

“Gener 2” sh.p.k.

Në javën e parë të gushtit kompanitë janë njoftuar për statusin e tyre të kualifikimit dhe skualifikimit dhe duket se dy nga operatorët e skualifikuar “Alb Building” sh.p.k. & “Euroteorema Peqin” sh.p.k. & “Liqeni VII” sh.a. & “Communication Progres” sh.p.k.  dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “Salillari” sh.p.k. & “Bajrami N” sh.p.k nuk kanë qenë dakord me këtë vendim të ARRSH duke çuar çështjen në KPP.

Ky i fundit mori në shqyrtim dhe doli me një vendim të përbashkët së fundmi lidhur me këtë procedurë duke rrëzuar vendimin e Komsionit të Vlerësimit të Ofertave të ARRSH vetëm për bashkimin e oepratorëve Salillari dhe Bajrami N.

Vendimi i KPP

Në një dokument të gjatë ku analizohet situata KPP në gjashtë pika ka bërë të qartë vendimin e tij. Ku vendos së pari të mos pranojë ankesën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Alb Building” sh.p.k. & “Euroteorema Peqin” sh.p.k. & “Liqeni VII” sh.a. & “Communication Progres” sh.p.k. në procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur”, me nr. REF-26436-06-13-2019, me objekt: “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti I”, me fond limit 2.250.950.653,25 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 22.07.2019, nga autoriteti kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar”.

Po kështu ka vendosur  pranojë ankesën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Salillari” sh.p.k. & “Bajrami N” sh.p.k., në procedurën e mësipërme të prokurimit.

“Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së për skualifikimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Salillari” sh.p.k. & “Bajrami N” sh.p.k. dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më sipër, duke e kualifikuar këtë operator ekonomik. Autoriteti kontraktor brenda 10 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera. Ngarkohet zyra e financës të kryejë veprimet për kthimin e tarifës financiare të paguar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Salillari” sh.p.k. & “Bajrami N” sh.p.k” thuhet në vendim.

Marrë nga Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite