Tenderi për lotin e parë të ‘Unazës e re’, reagon ARRSH: Pretendimet e PD-së spekulime, janë të njëjtat standarde

Tenderi për lotin e parë të ‘Unazës e re’, reagon ARRSH: Pretendimet e PD-së spekulime, janë të njëjtat standarde

Foto ilustruese nga projekti i Unazës së Re

Një ditë pas deklaratave të Partisë Demokratike, ku zyrtarja Lealba Pelinku akuzoi qeverinë se ka paracaktuar fituesin e garës për tenderin e shpallur të ‘Unazës së re’, duke ndryshuar kriteret për të favorizuar firmën “Gjoka Kostruksion” ka ardhur reagimi i Autoritoritetit Rrugor Shqiptar.  

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare hedh poshtë pretendimit e PD-së se ARRSH ka ndryshuar kriteret për të favorizuar firmën “Gjoka Konstruksion”,  për rikonstruksionin e segmentit rrugor në lotin e parë të Unazës së Madhe, që shtrihet nga Pallati me shigjeta te ish-rrethrrotullimi “Shqiponja”, i njohur si Loti i Parë.

Në reagimin e saj Autoritetut Rrugor Shqiptar informon se  “ARRSH i qëndron plotësisht deklarimeve të bëra sot se kriteret e përcaktuara në “Dokumentet Standarte të Tenderit” kanë qenë të njëjtat si në tenderin e parë ashtu edhe në ritenderimin që po zhvillohet aktualisht. Partia Demokratike spekulon qëllimisht për ndryshimin e kriterit “NP – 12/G Punime të inxhinierisë së Mjedisit” në “NP -12/F Punime të inxhinierisë së Mjedisit”. Çdo ndryshim ka ndodhur me kërkesën e Agjencisë së Prokurimit Publik që përpara tenderit të parë, me kërkesën datë 11.09.2018. Ky kriter ashtu sikurse çdo kriter tjetër ka qenë i njëjtë si në tenderimin e parë të datës 17.10.2018 ashtu edhe në ritenderimin e datës 14.01.2019”.

Pasditen e së hënës Partia Demokratike ka publikuar të tjera dokumente, sipas të cilave, pretendohet se Unaza e re, është një projekt korruptiv ku thellohet akoma më shumë skandalin e ARRSH-së me aferën e Unazës së Madhe. Përmes dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Antikorrupsionit, PD pretendon se ARRSH ka ndryshuar kriteret për të favorizuar firmën “Gjoka Konstruksion”, në lotin e parë të Unazës së Madhe. Projekti i Unazës së Re është i ndarë në disa lote, teksa i pari i segmentit nga “Pallati me shigjeta” deri te “Shqiponja” është ritenderuar pas anulimit të kontratës me kompaninë “DH Albania”.

Deklarata e plote ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar i qëndron plotësisht deklarimeve të bëra sot se kriteret e përcaktuara në “Dokumentet Standarte të Tenderit” kanë qenë të njëjtat si në tenderin e parë ashtu edhe në ritenderimin që po zhvillohet aktualisht. Riktheksojmë se asnjë kriter nuk ka ndryshuar nga tenderi i parë deri në atë të dytin dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht nga çdokush pranë Agjencisë së Prokurimit Publik.

Më në detaje, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:ARRSH në cilësinë e Autoritetit Kontraktor ka shpallur garën për “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1” në datën 10.09.2018. Sipas kësaj shpalljeje, afati për dorëzimin e ofertave ishte 12.10.2018, ora 10:00. Me datë 11.09.2018, Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë për Autoritetin Kontraktor rekomandime në lidhje me kriteret e veçanta për procedurën: “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.Mbi bazën e këtyre rekomandimeve, Autoriteti ka bërë ndryshime në Dokumentat Standarte të Tenderit dhe ka njoftuar Operatorët Ekonomik nëpërmjet sistemit për këto ndryshime.

“NP – 12/G Punime të inxhinierisë së Mjedisit” ndryshuar në “NP – 12/F Punime të inxhinierisë së Mjedisit” si dhe “Xhiro mesatare financiare vjetore pa TVSH “ ndryshuar në “Xhiro mesatare financiare vjetore”. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, bazuar në nenin 62 të V.K.M nr.914 dt.29.12.2014 është zgjatur afati për dorëzimin dhe hapjen e ofertave. Afati i dorëzimit dhe hapjes së ofertave ishte 12.10.2018 ora 10:00 dhe u bë 17.10.2018, ora 10:00.

Ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike, në garën e parë përpara të cilës janë bërë dhe ndryshimet e kritereve nuk ka marrë pjesë asnjë subjekt i cili rezulton ofertues në ritenderimin aktual. Pra, faktohet se ndryshimi i dy kritereve përpara garës së pare ka patur si qëllim të rrisë mundësinë për pjesëmarrje sa më të gjërë dhe nuk ka favorizuar asnjë subjekt.

Pas anulimit të kontratës për Lot 1, ARRSH ka rishpallur garën me të njëjtat Dokumente Standarde të tenderit, pa ndryshuar asnjë kriter. Gara e ritenderimit u shpall në 14.12.2018 dhe ofertat u pranuan në datën 14.01.2019, ora 11:00. Ligji i Prokurimit Publik krijon të gjitha hapësirat që operatorët ekonomik të interesuar, në rastet kur nuk janë dakord me kriteret ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Pavarësisht se hapësira ligjore ka ekzistuar, asnjë operator nuk ka bërë ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës