Federata Ndërkombëtare e Tenisit (WTA) sanksionoi me një gjobë prej 25 000 dollarësh (19 600 euro) presidentin e Federatës ruse të Tenisit, Shamil Tarpishev për përdorimin e fjalëve fyese kundër motrave Venus dhe Serena Williams, të cilat i cilësoi "vëllezër".

"Deklaratat e Shamil Tarpishevit në televizionin rus kundër dy atleteve më të njohura në historinë e tenisit janë fyese, degraduese dhe nuk kanë vend në sportin tonë", deklaroi drejtoresha ekzekutive e WTA-së, Stacey Allaster në një komunikatë.

Gjatë një spektakli në televizionin rus, prezantuesi provokon Tarpishevin, i cili po fliste për një ndeshje ku Sharapova luante kundër një prej ..., duke e lënë të ftuarin të përfundonte frazën "vëllezërve Williams".

Përveç gjobës, më e madhja e parashikuar nga WTA-ja, Tarpishevi është pezulluar gjithashtu për një vit nga turi. Ndër të tjera, WTA-ja kërkon ta largojë për një vit nga presidenca e Kupës së Kremlinit, turneu i përvitshëm, që po vazhdon aktualisht në Moskë.

ATSH