Monte Carlo - Befasi në gjysmëfinalen e parë të turneut ATP në Monte Carlo. Greku Stefanos Tsitsipas eliminoi numrin dy të botës, italianin Jannik Sinner me rezultatin 2-1 dhe shkon në finalen e madhe.
Edhe pse numri 12-të në botë muajt e fundit ka pësuar rënie në formë, greku ia doli që të fitonte kundër një prej talenteve më premtuese në tenis. 22-vjeçari Sinner siguroi suksesin në Miami disa javë më parë dhe pasi mundi Carlos Alcaraz mori vendin e dytë në pozicionin e përgjithshëm.
Ndeshja në Monaco nisi më mirë për Tsitsipas, që fitoi 6-4 setin e parë. Në të dytin Sinner u zgjua dhe fitoi 3-6, për t'ia lënë gjithçka setit final. Në të, Tsitsipas fitoi 6-4 në një duel dramatik që zgjati 2 orë e 40 minuta.
Kështu, Tsitsipas pret sfidën mes Djokovic dhe Ruud për të mësuar rivalin në finalen e cila zhvillohet nesër.