Tenis, Federer fiton Grand Slamin
e 18-të, "gjunjëzon" Rafael Nadal

Tenis, Federer fiton Grand Slamin<br />e 18-të,
Roger Federer ka fituar Australian Open, “Grand Slam”-in e parë të vitit në tenis dhe atë numër 18 në karrierë.

Finalja e nëntë ndërmjet Roger Federer dhe në Grand Slam, i ka takuar tenistit zviceran.

Federer është kampioni i ri i “Australian Open” , pasi sot në finale arriti të mposhtë rivalin e tij, Rafa Nadal, duke fituar kështu titullin e pestë në këtë turne, dhe Grand Slamin e 18-të.

Në një ndeshje sensacionale me kthime të mëdha në rezultat, Federer arriti të fitojë me rezultat 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3.

Në moshën 35-vjeçare, dukej e pamundur që Federer të fitonte një turne të madh, por ai përfitoi nga eliminimi i hershëm i Djokoviç dhe Murray, duke arritur të shkojë deri në fund e duke fituar një tjetër titull “Grand Slam”.

Megjithatë Nadal vazhdon të kryesojë me finale të fituara ndaj Federer, me 6-3.

Për herë të fundit që Federer kishte arritur të mposhtë Nadalin, ishte finalja e Wimbledon më 2007, kur në atë kohë shpallej kampion duke fituar me rezultat 7-6 (9-7) 4-6 7-6 (7-3) 2-6 6-2 .

[gallery]20820[/gallery]

Këto janë rezultatet e nëntë finaleve ndërmjet tyre:

2006 French Open - Nadal fitues 1-6 6-1 6-4 7-6 (7-4)

2006 Wimbledon - Federer fitues 6-0 7-6 (7-5) 6-7 (2-7) 6-3

2007 French Open - Nadal fitues 6-3 4-6 6-3 6-4

2007 Wimbledon - Federer fitues 7-6 (9-7) 4-6 7-6 (7-3) 2-6 6-2

2008 French Open – Nadal fitues 6-1 6-3 6-0

2008 Wimbledon - Nadal fitues 6-4 6-4 6-7 (5-7) 6-7 (8-10) 9-7

2009 Australian Open - Nadal fitues 7-5 3-6 7-6 (7-3) 3-6 6-2

2011 French Open - Nadal fitues 7-5 7-6 (7-3) 5-7 6-1

2017 Australian Open – Federer fitues

Kjo ishte festa e 35 vjeçarit pasi fitoi finalen.

— #AusOpen (@AustralianOpen) January 29, 2017

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos