Tenis/ Nerva dhe rivalitet, Sinner kalon 2-1 danezin Rune dhe shkon në gjysmëfinalet e Monte Carlos

Tenis/ Nerva dhe rivalitet, Sinner kalon 2-1 danezin Rune dhe shkon në gjysmëfinalet e Monte Carlos

Holge Rune dhe Jannik Sinner

MONACO - Jannik Sinner ka kaluar në gjysmëfinalet e ATP Monte Carlos pasi fitoi 2-1 me sete kundër danezit Holge Rune në dy orë e dyzet minuta lojë. Edhe pse jo në ditën më të mirë, kjo për shkak se kundërshtari jo më kot është numri shtatë në botë, italiani Sinner gjen grekun Stefanos Tsitsipas më tej, i cili nga ana e vet kaloi rusin Karen Khachanov.

Seti i parë foli për Sinner, që fitoi me rezultatin 6-4. Në atë pasues, danezi Rune përmbysi gjithçka dhe fitoi 6-7, kjo edhe falë pikëve shtesë. Diçka e tillë e shkundi Sinnerin, që është numri dy në botë dhe në setin pasardhës u imponua me 6-3.

Edhe pse Rune u nis më mirë, 22-vjeçari italian nuk e humbi qetësinë dhe tanimë është një hap më tej në Monte Carlo.

Dueli nuk ishte i qetë pasi Rune disa herë kundërshtoi arbitrin, teksa delegati i ndeshjes u fut në fushë për të komunikuar, me duelin që vijoi dhe pa italianin me një tjetër sukses.

Nesër pas drekës Sinner do duhet të kalojë grekun Tsitsipas (12) për të shkuar në finale.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja