Tenis/ Rafael Nadal tërhiqet papritur nga 'Australian Open'

Tenis/ Rafael Nadal tërhiqet papritur nga 'Australian Open'

Rafael Nadal

Rafael Nadal është tërhequr në mënyrë surprizë nga "Australian Open", kjo për të kërkuar trajtim për një dëmtim të kofshës së majtë. 22 herë kampioni i Grand Slam-eve fillimisht dëmtoi të njëjtin kofshë gjatë turneut të vitit 2023 në Melburn dhe mbeti jashtë fushave për pjesën tjetër të sezonit pas operacionit, për afro një vit.

Ai u kthye të luante tenis për herë të parë pas një viti këtë javë në Brisbane International (Australi) dhe tha pas humbjes në raundin çerekfinal nga Jordan Thompson se ndjente dhimbje në të njëjtën këmbë nga dëmtimi.

Nadal njoftoi këtë të dielë në kanalet e komunikimit se mjekët në Melburn urdhëruan një kontroll dhe zbuluan se ai kishte një "mikro çarje në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin dhe ky është një lajm i mirë".

37-vjeçari tha se "nuk është gati të konkurrojë në nivelin maksimal" të kërkuar në një turne të madh.

"Unë jam duke fluturuar përsëri në Spanjë për të takuar dhe konsultuar me mjekun tim, për të marrë pak trajtim dhe për të pushuar. Kam punuar shumë gjatë vitit për këtë rikthim dhe siç e kam përmendur gjithmonë qëllimi im është të jem në nivelin tim më të mirë për 3 muajt e ardhshëm. Ky është një lajmi i trishtuar për mua që nuk mund të luaja para tifozëve të mrekullueshëm të Melburnit. Ky nuk është një lajm shumë i keq dhe ne të gjithë mbetemi pozitivë për sezonin e ri", thotë Nadal.

37-vjeçari nuk ka qenë me fat dhe një vit nga rikthimi ndjen sërish dhimbje, duke bërë që mos jetë në "Australian Open", turneun që nis në datën 14 janar 2024.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë

Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë