Rusja Maria Sharapova, e 4-ta teniste boterore, eshte eliminuar te merkuren ne te 8-tat e finaleve te turneut WTA ne Wuhan (Kine) nga zvicerania Timea Bacsinszky, e 61-ta, 7-6 (7/3), 7-5, ndersa cekja Petra Kvitova ka kaluar ne cerekfinale.

Kampionia ruse eshte eleminuar pas nje loje qe zgjati per 2 ore e 16 minuta.

Ne cerekfinale, Bacsinszky do te ndeshet me danezen Caroline Wozniacki (7-ta), e cila fitoi me australianen Casey Dellacqua (27-ta), 6-0, 6-3.
Nderkohe, Kvitova, kampione ne Wimbledon, fitoi me 3 sete (6-3, 2-6, 6-4) perballe patriotes se saj Karolina Pliskova. /ATSH/