Tenisti Rafael Nadal fiton për herë të 11-të turneun ‘Roland Garros’

Tenisti Rafael Nadal fiton për herë të 11-të turneun ‘Roland Garros’

Tenisti spanjoll Rafael Nadal

Rafael Nadal ka fituar për herë të 11-të në karrierën e tij “Grand Slam” të Francës, “Roland Garros”, duke u konfirmuar si tenisti më i madh i të gjitha kohërave në sipërfaqen me dhe të kuq.

Tenisti spanjoll fitoi “Grand Slam” numër 17 në karrierë dhe konfirmohet si numri 1 i renditjes së përgjithshme ATP në tenis për meshkuj.

Në finale, 32-vjeçari fitoi me rezultatin e pastër 3-0 (6-4, 6-3 dhe 6-3) ndaj numrit 8 në botë, austriakut Dominic Thiem, i vetmi që e kishte mposhtur Nadal dy herë në dheun e kuq.

Por këtë herë finalja nuk pati histori dhe Nadal fitoi me lehtësi set pas seti, duke konfirmuar superioritetin e tij të jashtëzakonshëm në “Roland Garros”. Në gjithë historinë dhe cirkutin e tenistit botëror askush nuk ka fituar një “Grand Slam” në 11 raste.

Gjatë gjithë këtij edicioni të turneut francez, në gjashtë fitoret e arritura, Nadal humbi vetëm një set. “Grand Slam” i ardhshëm do të jetë “Wimbeldon” në Angli, ku Rafa do të synojë të thyejë hegjemoninë e mbretit të fushave me bar, Roger Federer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë