Tenistja çeke plagoset me thikë
në shtëpinë e saj

Tenistja çeke plagoset me thikë<br />në shtëpinë e saj
Ylli i tenisit, Petra Kvitova është sulmuar me thikë në shtëpinë e saj dhe ka mbetur e plagosur.

Kvitova ka marrë një plagë në dorën e djathë dhe është dërguar në spital për ndihmë të specializuar.

Jam me fat që jam gjallë,plaga është e thellë dhe duhet të shkoj në spital”, është shprehur tenistja pas sulmit.

Ndërkohë agjenti i saj, Karel Tejkal, është shprehur se tenistja është plagosur gjatë një tentative për vjedhje në shtëpinë e saj.

Kvitova, ka fituar 19 tituj në karrierën e saj si teniste, ku përfshihen edhe grand-slamet në Wimbledon në vitin 2011 dhe 2014. Tenistja çeke renditet e 11-ta në botë për performancën e saj në tenis.

Prej plagosjes Kvitova do të mungojë për 3 muaj nga fushat e tenisit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene