Pas një gjykimi të gabuar nga arbitrja që shkaktoi humbjen e saj, ish-tenistja numër 1 e botës Karolina Pliskova, u nevrikos aq keq saqë përplasi raketën e saj me forcë tek karrigia e trajnerit.
Pliskova, që sot renditet e gjashta në klasifikimin botëror, përplasi me forcë raketën e saj duke çarë ulësen e arbitrit pas humbjes së saj në raundin e dytë përballë tenistes Maria Sakkari.
Por në fund të ndeshjes, ajo u pa duke debatuar me arbitren, Marta Mrozinska, së cilës refuzoi t’i jepte edhe dorën.
Komento