Do kthehet në Teatrin e Operas dhe Baletit? Tenori Armaldo Kllogjeri koncert për pushuesit në Pogradec: Në tetor kemi një surprizë

Larmia e këngëve dhe tingujve muzikor të tenorit shqiptar Armando Kllogjeri bëri bashkë turistë dhe publikun pogradecar në një mbrëmje koncertore në sheshin “Odeon”.

Kolazhi i këngëve popullore dhe qytetare shoqëroi këngëtarin në repertorin me muzikë të larmishme, ku nuk mungoi as atmosfera e vallëzimit dhe valleve.

“Kam ardhur sot në Pogradec që t’ia shpërblej publikut që më ka ndjekur. Ne duhet ta mbrojmë me forcë folklorin tonë, origjinalitetin e muzikës tonë dhe unë jam përpjekur deri më sot dhe të jap dhe një mesazh nga ana ime”, tha ai.

Tenori foli dhe për një rikthim të mundshëm në Teatrin e Operas dhe Baletit së shpejti dhe njoftoi për surprizë në muajin tetor.

“Unë për momentin nuk jam pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, shpresojmë dhe të shohim nga shtatori ose në tetori mund të rikthehem tek ky objekt kulti. Do të kemi dhe një surprizë nga tetori, por nuk dua ta zbuloj për momentin çfarë është. Nuk është bashkëpunim por më mirë të zbulojmë kur të vij por do ketë këngë të reja”, u shpreh ai.

Artisti Kllogjeri nuk shmangu as komentet për rivalin e tij në reality show Luizin, për të cilin tha që marrëdhëniet janë si në politikë.

“Unë mendoj që duhet t’ia lëmë kohës. Në fund të ditës jemi njerëz. Jemi si politikanët, që hanë e grinden, zien e prishen dhe në fund fare e gjejnë një të përbashkët.”

Mbrëmja me muzikë dhe repertor të larmishëm, bëri jo në pak raste protagonistë publikun i cili këndoi bashkë me Tenorin e mirënjohur.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen