Tenori shqiptar Saimir Pirgu në operën e Los Anxhelesit me ‘La Boheme’

Një nga sukseset më të mëdha të tenorit Saimir Pirgut gjatë viteve të fundit është roli i Rodolfos tek “La Boheme” e Giacomo Puccini-t. Këtë muaj, tenori shqiptar kthehet në operën e Los Angeles me vizionin e regjisorit Barrie Kosky në “La Bohéme”, duke kënduar rolin Rodolfo, më të rëndësishmin edhe të pavdekshmin e Puçini-t.

Nuk është hera e parë që artisti luan rolin e Rodolfos, por fakti që ky rol është interpretuar edhe nga të tjerë artistë me emër e bëjnë Pirgun që të jetë më i vendosur për të sjellë tek publiku diçka të re. Artisti për mediet e huaja ka rrëfyer, se ndonëse qasjet e publikut ndaj operës në vende të ndryshme, janë të ndryshme, ai ka zgjedhur që të bëjë më të mirën në muzikë, duke harruar popullaritetin. Edhe pse mendon se është shumë e vështirë, që të jetë besnik ndaj muzikës, sërish ai punon për ta bërë këtë më së miri dita-ditës.

Saimir Pirgu ka lindur në Shqipëri dhe beson në pasionin dhe fuqinë e muzikës. "Unë besoj në artin që po bëj. Kur zëri i këngëtarit fluturon në orkestrën dhe veshin e publikut, duke i bërë ata të ndjehen të lumtur dhe të emocionuar, kjo është diçka e veçantë. Nëse doni të kuptoni se çfarë është Zoti, muzika mund të thotë diçka më shumë për këtë. Ne mund të hamë, mund të flemë, mund të punojmë, por muzika e bën jetën tonë shumë më mirë. Nëse muzika është në nivel të lartë, ju sëmureni nga ajo, por është një sëmundje e mrekullueshme", shprehet ndër të tjera për “Culturattache”, tenori Saimir Pirgu.

Pirgu debutimin e tij në L.A. Opera e bëri në 2008 si Rinuçio në Gianni Schicchi, me regji nga Woody Allen. Ai u kthye në 2011 si Ferrando në “Cosi fan tutte” dhe një herë më shumë në 2014, si Edgardo në “Lucia di Lammermoor”. Wager edhe më pas Rodolfon. Rodolfo për të ka qenë një nga sukseset më të mëdha, por ka pasur reagime të shkëlqyera me Faustin në “La Damnation De Faust”, Roméo në “Roméo dhe Juliette”, Werther dhe kohët e fundit me Simon Boccanegra, si dhe “Rigoletto”, “Traviata” dhe “Rekuemi i Verdit” në shumë vite.

 “La boheme” do të shfaqet në operën e Los Angeles deri në datë 6 tetor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)