Tension në ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, përplasje mes protestuesve dhe policëve

Ceremonia shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës u mbajt mes tensionesh dhe u zhvillua në praninë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Kjo gjë u prit plot tension nga kundërshtarët e Kishës Serbe në Malin e Zi të cilët ditën e djeshme organizuan një protestë.

Me thirrjen "Kjo nuk është Serbi!" dhe "Ky është Mali i Zi!", shumë nga protestuesit e kaluan natën në barriera mes raporteve se policia po dërgonte përforcime për të thyer bllokadën. Protestuesit, disa duke qëlluar me pistoleta në ajër, i vunë zjarrin gomave të makinave në njërën prej bllokadave, duke u përpjekur të parandalonin policinë të depërtonte.

Policia  turmës përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve që qëlluan me armë në ajër dhe hodhën shishe dhe gurë herët të dielën në Mal të Zi. Policia malazeze, tha se janë arrestuar 14 protestues ndër ta këshilltari për siguri i presidentit Milo Gjukanoviç dhe ish Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviç, që ishte në mesin e protestuesve.

Ambasada amerikane në Mal të Zi u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë për qetësimin e situatës.

“Liritë fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë edhe të drejtën për tubime paqësore duhet të respektohen. Edhe pse ka pasur shumë drejtime të gishtave drejtë fajtorëve, në fund janë individët që do të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Përplasjet për kishën Serbe në Malin të Zi, reagime në Kosovë:  Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi

Pak orë pas përplasjes të tensionuar së protestuesve dhe policëve në Kishën ortodokse Serbe në Malin e Zi kanë reaguar politikanët e Kosovës.  

Nëpërmjet një postimi në  Twitter nga ish-ministri i Punëve  të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë së po kthehen në Malin e Zi forcat fashiste.

“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.

Ndërkohë nuk ka munguar as  reagimi nga ish -udhëheqësja e Grupit negociator, Edita Tahiri ku përplasjen e sotme e quan akt agresioni.

“Nuk ka fund ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje. Akti i sotshëm i agresionit në Mal të Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në kryeqytetin e Kishës Ortodokse Malazeze, synon destabilizimin. Aleksandar Vuçiç po merr merr pjesë në agjendën hegjemoniste të Millosheviçit”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/09/2021 23:50

    Eshte e vertete qe Mali i Zi eshte nje shtet relativisht i ri,i dale nga federata,por nuk eshte asnjehere shpejt,ose vone, qe kisha ortodokse malazeze te shpalle pavaresine dhe te shkeputet nga ajo serbe.Aq me teper kur shikon qe kisha ngaterohet me politiken dhe nacionalizmin,eshte dicka qe duhet bere patjeter.Malazeste duhet t'i kushtojne me shume vemendje historise ballkanike e sidomos historise te kishave ortodokse si motra ballkanike dhe te nxjerre mesim prej tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

I gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme