-
Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj maqedonase përfundoi zyrtarisht
Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) që nga e shtuna e 20 majit është zyrtarisht një gjë e së kaluarës. Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit iu bashkua Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatës së Ohrit, që është faza përfundimtare në tejkalimin e mosmarrëveshjeve në mes të KOS-it dhe KOM-it.
21 Maj 2023, 07:45 -
Prishtina i vendos kushte Kreut të Kishës Ortodokse serbe, patriarkut Porfirije, për vizitën në Kosovë
Kreut të Kishës Ortodokse serbe, patriarkut Porfirije i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë.
26 Dhjetor 2022, 12:47 -
Dritan Abazovic nën presion nga të gjitha palët për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe
Liderët e partive që janë pjesë e qeverisë së Malit të Zi me kryeministrin Dritan Abazoviç, ose që e mbështesin atë në Parlament, u takuan sot për të diskutuar mbi tekstin e Marrëveshjes Themelore të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe (KPS), marrëveshje për të cilën qeveria u pajtua me kishën serbe, por që nuk është bërë ende.
7 Korrik 2022, 20:21 -
Politikanët në Mal të Zi, në garë për mëshirën e kishës
Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor i fuqishëm politik dhe mund t’i mobilizojë masat kur është në interesin e saj, vlerëson sociologu malazez, Andrija Gjukanoviq, duke komentuar rolin e këtij institucioni në disa trazira të kohëve të fundit.
2 Shkurt 2022, 15:07 -
Kosova & Rajoni
Ndizen tensionet sërish në Mal të Zi: Protestë në Podgoricë në mbrojtje të kishës malazeze nga Serbia
Qindra veta protestuan në Podgoricë para qeverisë së Malit të Zi, kundër siç u tha, dhunës policore dhe vendimit të autoriteteve për të regjistruar Manastirin e Cetinës si pronë të Kishës Ortodokse Serbe.
19 Tetor 2021, 02:32 -
Kosova & Rajoni
Deklaratat e priftërinjve ortodoksë për Kosovën, intelektualët malazez kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit
Ngjarjet që pasuan inaugurimin e Metropolit të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi dhe thirrjeve të priftërinjve për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë kanë reaguar 107 intelektualë malazezë.
8 Shtator 2021, 11:23 -
Kosova & Rajoni
Kryetari i Komunës së Tuzit, Gjeloshaj thirrje mitropolit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi: Distancohu nga ata që kënduan për Kosovën
Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.
7 Shtator 2021, 17:07 -
Kosova & Rajoni
Presidenca e Kosovës: Kisha s’ka hequr dorë nga veprimet luftënxitëse
Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviçit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve të 90-ta”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim për ngjarjet e fundjavës në Mal të Zi. Të dielën, në qytetin e Cetinës është shuguruar kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
7 Shtator 2021, 16:37 -
Kosova & Rajoni
Përplasjet për kishën Serbe në Malin të Zi, reagime në Kosovë: Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi
Pak orë pas përplasjes të tensionuar së protestuesve dhe policëve në Kishën ortodokse Serbe në Malin e Zi kanë reaguar politikanët e Kosovës.
5 Shtator 2021, 14:32 -
Kosova & Rajoni
Tension në ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, përplasje mes protestuesve dhe policëve
Ceremonia shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës u mbajt mes tensionesh dhe u zhvillua në praninë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Kjo gjë u prit plot tension nga kundërshtarët e Kishës Serbe në Malin e Zi të cilët ditën e djeshme organizuan një protestë.
5 Shtator 2021, 13:45 - Kosova & Rajoni
-
Associated Press: Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës
Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si një prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej i cili vdiq si pasojë e infektimit me COVID-19.
20 Shkurt 2021, 15:04 -
Mali i Zi i treti në botë për shkallën e infektimit, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore të peshkopit
Mali i Zi, renditet i treti në botë sa i përket shkallës së infeksioneve me Covid-19, 90 persona në ditë për 100 mijë banorë, megjithatë kjo gjë nuk i ndaloi qytetarët malazez të marrin pjesë në varrimin e Metropolitit Amfilohije, në fillim të Nëntorit ku mijëra persona mund të jenë infektuar, përfshirë atyre edhe Patriarkun e kishës Ortodokse serbe Irinej.
23 Nëntor 2020, 15:05 -
Rriten tensionet në Malin e Zi, protesta të besimtarëve ortodoksë për ligjin e pronave të kishës
Për qeverinë qëllimi është të destabilizohet Mali i Zi dhe vënia në dyshim e ekzistencës së shtetit pasi Rusia dhe Serbia ishin kundër pavarësisë dhe integrimit të Malit të Zi në NATO.
22 Shkurt 2020, 10:52