Është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 82-vjeçare prof. dr. Muharrem Dezhgiu, historial dhe studiues i njohur i Institutit të Historisë.
Dezhgiu ka qenë një prej emrave të rëndësishëm të historiografisë shqiptare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Instituti i Historisë përmes një njoftimi ku i ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të tij.
Muharrem Dezhgiu lindi në fshatin Guri i Bardhë, në Mat, më 1 shtator 1944. Gjatë karrierës së tij, ai iu përkushtua studimit dhe shkrimit të historisë kombëtare, duke lënë pas një sërë botimesh dhe studimesh.
Ndër veprat e tij janë “Veprimtaria e shtetit të ri të demokracisë popullore (maj-nëntor 1944)”, “Shqipëria në luftë (1939-1944) – studime dhe refleksione”, “Anastas Lula – disidenti i parë në PKSH”, “Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, në bashkautorësi, “Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943)” dhe “Shqipëria nën pushtimin gjerman (shtator 1943 – nëntor 1944)”.
Prof. dr. Dezhgiu ishte gjithashtu ndër autorët kryesorë të botimit madhor të Institutit të Historisë, “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, si dhe bashkautor i “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”.







Komente
Komento