TIRANË- Edhe pse u rikthye tek titulli kampion pas 11 vitesh dhe festoi me trofe 100-vjetorin humbja në finalen e Kupës ndaj Teutës ka sjellë tension tek Tirana. Në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes finale të luajtur në Air Albania ka pasur përplasje mes futbollistëve bardheblu.
Protagonist ka qënë sulmuesi anglez Majkëll Ngo i cili është kapur fillimisht verbalisht me portierin Ilion Lika dhe Erando Karabecin dhe më pas situata ka precipituar. Futbollistë të tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat. Si duket humbja e Kupës dhe mundesisë për të bërë dopietë trofesh nuk është kapërdirë lehtë në ambientin bardheblu. Të kontaktuar nga Report Tv zyrtarë të klubit pranojnë qe ka pasur debat në dhomat e zhveshjes por thonë që ka ardhur si pasojë e nervave të lojës dhe humbjes.
Më pas sqarojnë se ngjarjet që ndodhin në klubin Tirana zmadhohen nga ata që nuk u pëlqeu që ekipi u shpall kampion dhe e bëjnë dicka të tillë për të prishur qetësinë në ekip. Tirana e mbylli këtë sezon me titullin kampion dhe tashmë mendon për merkaton dhe pjesmarrjen në Champions League./Përgatiti Andi Kapxhiu
kta jane si bq vetem zihen si k u r va
Përgjigju