SARAJEVË- Prej dy ditësh qyteti verior i Bosnjës e Hercegovinës, Tuzla është përfshirë nga një protestë masive kundër papunësisë dhe vështirësive ekonomike.
Gjatë ditës së sotme rreth 2 000 njerëz, duke përfshirë edhe të rinjë nga shkollat, kanë protestuar sërisht në Tuzla, pas ditës së djeshme ku dhjetëra u plagosën e shumë të tjerë u arrestuan, njoftojmë mediat vendase.
Demonstruesit kanë hedhur gurë dhe vezë në drejtim të ndërtesës qeveritare në qytetin veror insudtrial, duke shprehur zemërimin e vazhdueshëm për numrin e madh të të papunëve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen përditë boshnjakët.
Një marshim i udhëhequr nga punëtorë të fabirkave përfundoi me përleshje me policinë, pasi ata bllokuan rrugët me goma, të cilave ia kanë vënë zjarrin. Ata u përpoqën të hynin edhe në ndërtesën qeveritare të qytetit.
“Ky është zëri i popullit të lirë i këtij vendi," është shprehur Aldin Siranoviç, krijuesi i një grupi të Facebook që bën thirrje për protesa masive.
"Njerëz të të gjitha qyteteve, çohuni për të luftuar për të drejtat tuaja. Kjo është koha për t’i thënë qeverisë së korruptuar mjaft!” ka apeluar Siranoviç.
Paralelisht me protesën në Tuzla, janë organizuar protesta para ndërtesës së qeverisë edhe në kryeqytetin e Bosnjës në mbështjetje të qytetarëve të Tuzlas.
Një protestues është shprehur për “BIRN” se, “ka ardhur koha që boshnjakët të zgjohen nga gjumi 20- vjeçar.”
“Çdo njëri duhet të dalë në rrugë. Ndryshe se shpejti do të përmbyset Titaniku”,- janë shprehur protestuesit.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com