Tensione në Egje, Roja Bregdetare greke hap zjarr ndaj mjetit lundrues të Turqisë në ishullin Farmakonisi

Tensione në Egje, Roja Bregdetare greke hap zjarr ndaj mjetit lundrues të Turqisë në ishullin Farmakonisi

Anija e rojes bregdetare greke

Një varkë patrulluese e rojës bregdetare greke ka hapur zjarr ndaj një mjeti lundrues turk gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Anija greke po kryente shërbimin e caktuar për të identifikuar tre anije peshkimi turke që ndodheshin brenda ujërave territoriale greke në zonën detare në juglindje të ishullit 'Farmakonisi'.

Sipas mediave greke, mjeti lundrues turk, ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim për t’u përplasur me mjetin lundures të rojes bregdetare greke. Gjatë këtyre manovrave, mësohet se është rrezikuar goditja e skajit të anijes greke.

Në këtë situatë, ekuipazhi i anijes greke ka qëlluar për të paralajmëruar ekuipazhin e anijes turke që më pas është larguar nga vend ii ngjarjes duke u nisur nga lindja drejt bregdetit turk.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)