Gjatë momentit që seanca plenare ishte në pushim për shkak të rrëmujës që shkaktuan deputetët e PD në sallë, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji Taulant Ballën.

Situata u tensionua pasi Balla kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër.  Kjo ka nxitur revoltë nga deputetët e PD duke akuzuar Partinë Socialiste si përgjegjës. Pas këtij incidenti, Balla është marrë në mbrojtje nga Garda.


Lajmi kryesor:

PS kërkon 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit, opozita: Provokim! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! Socialistët kalojnë në votim pas 6 orësh sherr