Prej orës 10:00 protestuesit janë mbledhur jashtë kuvendit në protestë. Deputetët arritën të futen në ambientet e Kuvendit pa u sulmuar nga protestuesit.

Tashmë protestuesit janë zhvendosur nga Kuvendi në drejtim të Bllokut të Ministrive, ku janë përplasur me efektivët e Policisë, të cilët i kanë sulmuar me vezë.

Protestuesit tentuan të kalojnë kordonin e Policisë.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Sërish përplasje në protestë, protestuesit bllokojnë rrugët dhe tentojnë të çajnë kordonin e policisë! Disa të shoqëruar

Sërish përplasje mes protestuesve dhe policëve në protestë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Zhan Dark” dhe po tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Këta të fundit u bënë thirrje të lirojnë rrugën se është vepër penale. Disa protestues të tjerë u shoqëruan