Gra, burra e fëmijë u turrën në kantierin ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin “Blu Borgo” në vijën bregdetare të Velipojës.
Protestuesit u konfrontuan me policinë në përpjekje për të ndalur punën e makinerive të rënda në kantier. Punëtorët u detyruan të zbresin nga mjetet dhe të ndalojnë punën për afro një orë. Protestuesit u larguan më pas, por thanë se protestat do të vazhdojnë derisa të gjejnë të drejtën e tyre mbi pronat e trashëguara ndër breza.
Ata kërkuan që prokuroria e Shkodrës të hetojë, pasi ish-zyrtari i Kadastrës, Fatmir Shpellza, në vitin 2016 ka falsifikuar disa pulla hipotekore.
“Të verifikohen pulla tona hipotekore të cilat janë të viteve 97, 96, të 95 dhe të krahasohen me ato të Fatmir Shpellës të cilat janë të vitit 2016. Nuk është emri i regjistruesit hipotekuesit… Nuk do jemi paqësorë. Do të jemi më ndryshe”, thanë banorët.
Banorët kërkojnë nga biznesmeni Bashkim Ulaj që të mos ndërtojë mbi tokat e tyre pa marrëveshje për kompensim, duke paralajmëruar se grabitja e tokave te trashëgimisë mund të çojë në përshkallëzim e tension të situatës. Ata shtuan se do të mbrojnë tokën me të gjitha mjetet.
“Unë e di se ju s’keni frikë… Mos i jep paret policëve, po na jep ne, jepja këtij popullit. Ulu këtu dhe bjer dakord me ne. Nëse bjen dakord e gëzosh”, tha banori.
Me herët dhe organizata mjedisore PPNEA deklaroi se projekti rrezikon të betonizojë një zonë të mbrojtur, ku strehon qindra shpendë shtegtarë, duna bregdetare të paprekura, laguna, habitate të rralla dhe korridore ekologjike.
Oligarku Bashkim Ulaj ka marrë statusin e investitorit strategjik nga Qeveria për të ndërtuar “Blue Borgon”, resortin turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.
K.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.6%
-
Të gabuar
90.3%
-
Nuk kam mendim
4.1%
Vota total: 6162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Karnavalet ‘ndezin’ Shkodrën: Art me ngjyra, muzikë e kostume
14 Shkurt, 21:22
-
Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore/ ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme, grupet janë në terren (VIDEO)
14 Shkurt, 20:25
-
Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës, në pranga 3 të rinj (VIDEO)
14 Shkurt, 14:51
-
“Sheshi s’ka pronar”, Lapaj për Report TV: Nuk bashkohemi me tubimin e PD, më 28 shkurt thërrasim protestën tonë kombëtare
13 Shkurt, 14:10
-
'Loro Boriçi' s'do jetë i vetëm për 107 vjetorin e klubit, në Shkodër nisin propozimet për emërtimin e katër tribunave të stadiumit
13 Shkurt, 13:41
-
Organizatat mjesidore kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ PPNEA: Nuk mund të betonizohen peizazhet e mbrojtura
13 Shkurt, 13:32
-
Protesta e dhunshme e Berishës me molotov, nipi i gazetarit të ‘pavarur’ Çim Peka mes 7 të miturve që u arrestuan! Gjykata i lë në detyrim paraqitjeje
13 Shkurt, 09:28
-
Banorët e Fushë-Krujës në protestë për gjendjen e rrugës: Në bashki s’iu bie ndërmend për ne, të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital (VIDEO)
13 Shkurt, 09:11
-
Drejtonte automjetin nën efektin e drogës! Arrestohet 25-vjeçari në Muriqan, i gjendet kokainë në makinë
13 Shkurt, 08:18
-
Shkodër/ Nis zbatimi i kufizimit të orarit për automjetet në zonën e Zdrales
12 Shkurt, 23:00
-
'Buallin e bën mizë'! Arlind Qori për Report TV : Berisha bëhet 'super diplomat' për protestën e banorëve të Rrjollit kundër Bashkim Ulajt!
12 Shkurt, 19:13
-
Lëvizja Bashkë dënon dhunën në protestën e Berishës, Arlind Qori për Report TV: Inskenim i papranueshëm, shenjë e impotencës!
12 Shkurt, 18:59