Sërish tensione në veri të Kosovës, shpërthim me granatë dore në Mitrovicë (VIDEO)

KOSOVË- Një tjetër shpërthim është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë në lagjen e Boshnjakëve. Lajmin e dha një qytetar i cili publikoi edhe foto nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë së Kosovës, burime të mediave vendase thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

"Absolutisht nuk ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike", tha efektivi për Nacionalen. 

Ende nuk ka një informacion se cilët janë agresorët e shpërthimeve. Ditën e djeshme në veri të Kosovës janë shënuar 6 shpërthime, përkatësisht 2 në Zubin Potok dhe 4 në Mitrovicë të Veriut.

Ditën e djeshme efektivë të Policisë së Kosovës, të EULEX-i u vendosën para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut pas raportimeve se brenda ambienteve të zyrës kishte bombë. Pas kësaj në vendngjarje mbërritën forcat e KFOR-it. Pas disa minutave u dëgjua një shpërthim i fortë dhe më ekipet e KFOR-it u larguan nga vendngjarja. Mediat raportojnë se është realizuar një shpërthim i kontrolluar i bombës.

Sulmet në veri kanë vijuar me akuza të rënda politike ku krerët e Kosovës dhe Serbisë kanë bërë përgjegjës njëri-tjetrin.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sulmet në veri të vendit erdhën nga banda kriminale të cilat paguhen e dirigjohen nga Presidenti Serb, Vuçiç. Kurti paralajmëroi se në veri të vendit janë shtuar forca të shumta policore.

Më herët, i pyetur në samitin e BE në Tiranë nga gazetarët, Vuçiç bëri përgjegjës kreun e qeverisë së Kosovës.

Të forta qenë edhe reagimet e presidentes, Vjosa Osmani e cila u shpreh se ky sulm erdhi nga Serbia me qëllim destabilizimin në Ballkan.

Më tej, Osmani komentoi edhe prezencën e Serbisë në samit si dhe dialogun e Prishtinës me Beogradin.

Për presidenten e Kosovës, Vuçiç ka një sjellë “dramatike” me ndërkombëtarët kjo u duk edhe në vonesën për konfirmimin e tij në pjesëmarrjen në samit, e më tepër në qëndrimet pro-ruse dhe anti-evropiane. Osmani shtoi se qëndrimi i Serbisë ndaj Federatës Ruse është tregues i qartë i klimës së Beogradit në politikën e jashtme e cila i ka antenat nga Moska.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq - që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës - pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia