Tensione para gjykatës, deputetët e PD tentojnë të hyjnë me forcë në seancë, Salianji shtyn policin (VIDEO)

Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Edi Paloka, Aldo Bumçi, dhe Romeo Gurakuqi, kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca në ngarkim të protestuesve që dhunuan policinë 2 ditë më parë në Kuvend.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, deputeti Ervin Salianji, ka shtyrë një polic me qëllim që të hynte në Gjykatë. Deputetët e PD, iu kanë thënë forcave të rendit se janë deputetë dhe iu duhet hapur rruga për të hyrë në Gjykatë. Ndërkohë seanca tek Krimet e Rënda ka nisur.

“Jemi deputetë të Partisë Demokratike, jemi deputetë. Hape mor rrugën.”-kanë thënë demokratët.

Pas disa minutash debat, ata janë lejuar nga Policia e Shtetit që të hyjnë në gjyq.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë