Në një kohë kur kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Beograd në vizitën e tij zyrtare dy ditore, dhe kur marrëdhëniet politike mes dy vendeve paraqiten të tensionuara, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për marrëdhëniet ekonomike.
Sipa një investigimi të BIRN, tregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë, kanë njohur vetëm rritje duke arritur që vetëm gjatë vitit 2013, të jenë 170 milionë dollarë shkëmbime tregtare mes tyre, ndryshe nga 30 milionë dollarë të vitit 2007.
Sipas BIRN të dhënat e Institutit të Statistikave për import-eksportet mes dy vendeve tregojnë rritje galoponte, megjithëse kjo rritje ka pësuar luhatje të mëdha për shkak se një pjesë e mirë e tregtisë është e përqendruar në pak mallra.
Shqipëria importon nga Serbia energji elektrike, ushqime, produkte kimike, metale e materiale ndërtimi ndërsa eksporton drejt Serbisë energji elektrike, ushqime (përgjithësisht zarzavate) dhe materiale ndërtimi e metale.
Të dhënat e tregtisë së jashtme të raportuara nga INSTAT nuk janë të plota për shkak se energjia elektrike zakonisht regjistrohet si e importuar nga vendi ku është regjistruar kompania që ia shet Shqipërisë dhe disa kompani të tilla janë të regjistruara në vende të tjera pavarësisht se janë kompani serbe.
Përveç energjisë së importuar në linjën Beograd-Podgoricë-Shqipëri, vendi ynë ia shet, përgjithësisht disa kompanive serbe që dominojnë tregun energjetik të Ballkanit, energjinë e prodhuar tepër në kaskadën e Drinit në periudhat me shumë reshje. Importi tjetër i rëndësishëm i Shqipërisë nga Serbia është ai i skrapit, i cili shkrihet në Elbasan.
Rritja më e qëndrueshme e importeve të Shqipërisë nga Serbia i përket grupit Ushqim, Pije dhe Duhan. Në vitin 2007, në Shqipëri u importuan rreth 346 milionë lekë (3.4 milionë dollarë), ushqime nga Serbia ndërsa në vitin 2013, importet e këtij grupi arritën në 4.8 miliardë lekë.
Importet e drithit nga Serbia zunë pjesën më të madhe të importeve. Gjatë vitit 2013, Shqipëria importoi 81 mijë tonë drithë nga Serbia me vlerë të përgjithshme prej 2.9 miliardë lekësh. Serbia zë një të pestën e të gjitha importeve të drithit në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02