Çtensionohen raportet SHBA-Rusi, rikthejnë ambasadorët! Biden: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë! Putin: Biden, burrë shteti, ndryshe nga Trump

TIRANË- 3 orë e gjysmë ka zgjatur takimi mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.   Me konferenca që duket se paralajmëronin një qetësim të marrëdhënieve, por që në fakt lanë një konfuzion total.

Në deklaratën e tij të parë pas samitit, Biden ka theksuar se ia bëri të qartë Putinit që ai personalisht nuk ka asgjë kundër Rusisë, por detyra e tij si President e ngarkon me përgjegjësinë për të mbrojtur popullin amerikan.

‘’Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë, ka pasur përgjegjësi nga dy palët. Si do i përgjigjemi disa veprimeve të caktuara që mund të dëmtojnë Amerikën, dhe i kam bërë të qartë Putinit se Biden nuk është kundër Rusisë. Të mbroj popullin amerikan, kjo është përgjegjësia ime si Presidenti. I bëra të qartë se asnjë Presidenti i SHBA s’mund të rri duarkryq dhe mos flasë e mos veprojë për problemin e amerikanëve”, tha Biden.

Në anën tjetër presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi” dhe pohoi se palët kishin rënë dakord për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

"Ne ramë dakord që ambasadori amerikan në Moskë dhe ambasadori rus në Uashington të kthehen në postet e tyre, kjo çështje është zgjidhur," tha Putin.

Sa i përket çështjes së Alexei Navalny, kryeopozitarit të burgosur rus Biden e bëri të qartë se nëse Navalny vdes atëherë pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese.

”Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”- tha Biden.

Për Navalnyn, presidentit rus u shpreh se ai ishte në dijeni të fatit që e priste, pasi e dinte për shkeljet që ai kishte bërë.

Krahasimit të Putin për shkeljet e opozitës dhe burgosjes së liderëve të saj, me protestat e 6 Janarit në SHBA, Biden i ka konsideruar si të pabaza.

E ndërkohë që presidenti amerikan e theksoj se nuk është në interesin e Rusisë, të shpallë një luftë të Ftohtë në kohën që Kina po forcohet, Putin e ka quajtur homologun e tij amerikan “burrë shteti me përvojë”.

 “Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump. Ai është një person konstruktiv, i ekuilibruar, me përvojë. Këto gjëra nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punët tona, por tregojnë cilësitë dhe vlerat e tij. Kjo nuk do të thotë se duhet të shohim sytë dhe shpirtin e njëri-tjetrit. Ne mbrojmë interesat e shteteve tona dhe kjo bëhet me pragmatizëm”, tha Putin në konferencë.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
Biden zbulon pse takimi me Putin zgjati rreth 3 orë dhe jo 5 sa ishte parashikuar

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zbuluar edhe arsyet se përse takimi zgjati rreth 3 orë dhe jo 5 nga sa ishte parashikuar.

“Është një nga ato takime të rralla që presidentët e shteteve që zhvillojnë më shumë se 2 orë takime kokë më kokë, ne arritëm të mbulojmë tema të shumta një spektër të gjerë bisedime dhe u munduam që të mos ketë asnjë keqkuptim gjatë kësaj bisede”, tha Biden.

Ora 20:10
Biden paralajmëron Putin: Nëse Alexei Navalny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dhënë një mesazh paralajmërues për homologun rus, Vladimir Putin për çështjen e Alexei Navalny.

Sipas Biden nëse Navalny vdes atëherë pasojat për Rusinë do të jenë shkatëruese.

Ai ka hedhur kritika ndaj Rusisë duke thënë se po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si fuqi botërore, dhe humbja e saj do të jetë çmimi që të paguajnë për ndërhyrjet e vazhdueshme në zgjedhje.

"Pavarësisht nëse e kam ndaluar, ndërhyrjen në zgjedhje, Putini e di se do të ketë pasoja. Rusia po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si një fuqi botërore, thotë Biden. Humbja e këtij statusi do të jetë çmimi që ata paguajnë për ndërhyrjet e vazhdueshme. Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese" tha Biden.

Ora 20:00
Biden pas takimit me Putin: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë! Dakord për dialog konstruktiv

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp, nga ku dha detaje pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Gjenevë. Biden theksoi se nuk është kundër Rusisë, por është me Amerikën, duke shtuar se, po ashtu si Putin, është dakord për një dialog konstruktiv. Sipas Biden, një luftë e ftohtë nuk është në interesi e asnjërës palë dhe "Putin e di këtë". Ai theksoi mes të tjerash se ruajtja e paqes dhe sigurisë ka të bëjë me pozicionin që do të mbajë Rusia.

"Erdha këtu për të përcaktuar qartë përparësitë e vendit tonë dhe vlerat tona. Vendet duhet të marrin akte të përgjegjshme për sigurinë kombëtare. Jam dakord me Putin për dialogun konstruktiv, do gjejmë zgjidhje për SHBA dhe Rusinë. SHBA janë të angazhuara në ruajtjen e pavarësisë së Ukrainës. I thash Putin nuk jam kundër Rusisë ose dikujt tjetër, jam për popullin amerikan. Është biseduar sot në lidhje me Ukrainën, shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje. Nëse do kemi kërcënime kibernetike, ne do t'i përgjigjemi. Një luftë e ftohtë nuk është në interesin e asnjërës palë dhe Putin e di këtë. Arritëm të bisedojmë për shumë tema, u munduam të mos kemi keqkuptime. I thash Putin se ruajtja e paqes dhe sigurisë ka të bëjë me ju dhe pozicionin që mbani ju", tha Biden.

Ora 19:07
Putin pas takimit me Biden: Nuk ka armiqësi! Navalny e dinte se ishte i kërkuar në Rusi!

Në përfundim të takimit me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një konferencë shtypi. Putin deklaroi se në këtë takim presidentët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe dhe temat për agjendën ndërkombëtare.

Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi” dhe pohoi se palët kishin rënë dakord për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

"ne ramë dakord që ambasadori amerikan në Moskë dhe ambasadori rus në Uashington të kthehen në postet e tyre, kjo çështje është zgjidhur," tha Putin.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Anatoly Antonov u largua nga Uashingtoni dhe u kthye në Rusi në Prill për konsultime pas  skandalit diplomatik që erdhi pasi Biden e quajti Putin si një "vrasës" të  pa shpirt. Ambasadori i SHBA në Rusi John Sullivan u largua nga Moska të njëjtin muaj. Përplasja diplomatike u përshkallëzua pasi administrata e Biden vendosi një sërë sanksionesh për Rusinë.

Presidenti rus tha se ishte diskutuar gjithashtu mbi Ukrainën, por nuk dha detaje për këtë çështje, duke insistuar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO, nuk është objekt diskutimi.

I pyetur mbi udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin.

“Sa i përket opozitës dhe personin që ju përmendet, ky person Navalny e ka ditur se ka shkelur ligjet në Rusi, ai do të duhej ta dinte atë si person, që është ndaluar dy herë, ai s’është bindur ndaj ligjeve. Ky person kishte udhëtuar jashtë për trajtim dhe nuk ishte regjistruar tek autoritetet, pastaj ai doli nga spitali dhe incizoi një video duke e shpërndarë në internet. Kur iu kërkua të paraqitet, ai injoroi ligjjin”, tha Putin.

Presidenti rus  konfirmoi se ai dhe Biden kishin diskutuar për armët bërthamore dhe deklaroi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi të veçantë për të siguruar stabilitetin strategjik global.

"Ne kryejmë stërvitje në territorin tonë në të njëjtën mënyrë që Shtetet e Bashkuara kryejnë shumë stërvitje në territorin e tyre. Ne nuk përfshihemi në stërvitje duke vendosur pajisjet dhe personelin tonë ushtarak në kufijtë shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht, partnerët tanë amerikanë po e bëjnë këtë", tha ai.

Ai gjithashtu konfirmoi se Ministria e Jashtme Ruse dhe Departamenti amerikan i shtetit do të bashkëpunoni për shkëmbimin e të burgosurve.

Sa i përket pretendimeve të SHBA-së në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia, Putini vuri në dukje me dinakëri se qendra e ndalimit në Guantanamo ishte ende e hapur. Duke komentuar lëvizjen Black Lives Matter në Shtetet e Bashkuara, Putini tha se ndërsa Rusia simpatizon popullin Amerikan, ajo nuk dëshiron dhe nuk do të lejojë që protesta të ngjashme të përhapura të zhvillohen në territorin e saj.

I pyetur në lidhje me ligjet amerikane që ushtrojnë presion mbi mediat ruse që veprojnë në SHBA, Putini tha se ndërsa Sputnik dhe RT, veprojnë në përputhje me ligjet ndërkombëtare atje.

Ora 18:31
Putin: Biden, burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

Vladimir Putin e ka quajtur homologun e tij amerikan “burrë shteti me përvojë”.

 “Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump. Ai është një person konstruktiv, i ekuilibruar, me përvojë. E prisja këtë. Ai foli për familjen e tij dhe bisedimet që bënte me të ëmën. Këto gjëra nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punët tona, por tregojnë cilësitë dhe vlerat e tij. Kjo nuk do të thotë se duhet të shohim sytë dhe shpirtin e njëri-tjetrit. Ne mbrojmë interesat e shteteve tona dhe kjo bëhet me pragmatizëm”, tha Putin në konferencë.

Ora 17:31
Përfundon pas gati 3 orë e gjysmë takimi mes Biden dhe Putin

1623857419_bidenputin.jpg

Ka përfunduar samiti në Gjenevë të Zvicrës mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin. Lajmi është dhënë pak më parë nga agjencia e lajmeve Bloomberg, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

"Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se takimi  dypalësh ka përfunduar," tha agjencia në një deklaratë.

Sipas CNN, bisedimet midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden , zgjatën përafërsisht 3.5 orë. Shumë më pak se çfarë ishte parashikuar.

Ora 17:10
Fillon raundi i dytë i bisedimeve në takimin Biden-Putin, përfshihen edhe grup i madh ministrash dhe këshilltarësh

1623856380_E4AqRfhUYAUJCmv.jpg

Në Gjenevë vijojnë bisedime mes presidentëve Biden dhe Putin, teksa njoftohet se tashmë ka nisur edhe raundi i dytë i bisedimeve.

Fillon raundi i dytë i bisedimeve në takimin Biden-Putin, përfshihen edhe grup i madh ministrash dhe këshilltarëshMedia ruse ka ndarë një imazh nga raundi i dytë i bisedimeve midis Putin dhe Biden. Këto bisedime përfshijnë edhe ministrin e Jashtëm rus dhe Sekretarin amerikan të Shtetti, këshilltarët e sigurisë dhe të tjerë.

Në raundin e parë që zgjati rreth një orë e gjysmë morën pjesë vetëm mes dy udhëheqësit, sekretari i shtetit amerikan  Antony Blinken, ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov dhe përkthyesi.

Samiti do të zgjasë rreth katër deri në pesë orë. Ndërkohë që në fillimi të takimit pati disa minuta zhurmë e shtyrje midis gazetarëve dhe forcave të sigurisë të SHBA-së dhe Rusisë.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën ku po mbaheshin bisedimet.

Gazetarët amerikanë me anë të postimeve të shumta deklaruan se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i lënë pas. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Ora 15:20
Avioni i luksit i Putin, tavolina ari, dhoma gjumi e palestër

Takimi i presidentit Rus me atë amerikan ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për shkak të rëndësisë që ajo paraqet dhe influencës në politikën ndërkombëtare.

Presidenti i Rus Vladimir Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz, I cili ka një vlerë rreth 390 milionë paund. Në brendësi të tij ndodhen një tavolinë për të zhvilluar takime e zbukuruar me ar, dhoma gjumi, një palestër, një bar edhe është i pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit.

 Dekori i brendshëm i avionit ka një stil neoklasik dhe është prodhuar nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve “Voronezh”.

 

Ora 13:58
Biden: Është gjithmonë më mirë kur takohemi ballë për ballë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë nisur takimin në Villa La Grange në Gjenevë. Ndërsa samiti filloi, të dy liderët dhanë disa deklarata të shkurtra.

"Siç thashë edhe jashtë, mendoj se është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë", tha Presidenti Biden.

 

Ndërsa homologu i tij rus deklaroi se shpresonte që "takimi i tyre do të ishte produktiv".

Të dy liderët do të jenë në takim të shoqëruar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit të SHBA Anthony Blinken.

Takimi i nivelit të lartë më pas do të hyjë në sesionin më të gjerë negociues për pak më shumë se një orë.

Ora 13:32
Nis 30 minuta me vonesë takimi Biden-Putin, shkak ardhja vonë e presidentit rus

Me 30 minuta vonesë nga çfarë ishte parashikuar ka nisur takimi në Gjenevë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Shkak për vonesën është bërë arritja vonë në Gjenevë e presidentit rus.

Vonesa e Putin, është bërë shkak për shumë meme ndërkombëtare. 

Të dy janë pritur para takimit nga presidenti i Zvicrës Guy Parmelin. Takimi i cili pritet të zgjasë të paktën 5 orë, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Biden, ditën e djeshme e ka quajtur Putin një "kundërshtar të denjë" dhe ka theksuar se shpreson të gjejë fusha bashkëpunimi me presidentin rus. Por ai ka paralajmëruar se nëse Rusia vazhdon sulmet e saj kibernetike dhe aksionet agresive ndaj SHBA, atëherë ata do të detyrohen të përgjigjen.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja