Tensionet arrijnë kulmin, Presidenti Kinez: Duhet të përmbushim ribashkimin me Tajvanin

Tensionet arrijnë kulmin, Presidenti Kinez: Duhet të përmbushim ribashkimin me Tajvanin

Presidenti kinez Xi Jinping

Në një kohë kur tensionet kanë arritur kulmin, Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se "ribashkimi" me Tajvanin "duhet të përmbushet".

Xi shtoi se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez kishte një "traditë të lavdishme" të kundërshtimit të separatizmit.

Në përgjigje, zyra presidenciale e Tajvanit tha se e ardhmja e ishullit ishte në duart e njerëzve të saj.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran. Sidoqoftë, Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

Megjithatë fjalimi, i cili erdhi në 110 vjetorin e revolucionit që përmbysi dinastinë e fundit perandorake të Kinës në 1911, ishte më pajtues sesa ndërhyrja e tij e fundit e madhe në Tajvan në korrik, ku ai u zotua të "shkatërronte" çdo përpjekje për pavarësinë zyrtare të Tajvanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave