Tensionet dhe zhgënjimet në PD, Evi Kokalari: Në listën e mbyllur po fusin ata që nuk i do as soji i vet

Tensionet dhe zhgënjimet në PD, Evi Kokalari: Në listën e mbyllur po fusin ata që nuk i do as soji i vet

Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Evi Kokalari thotë se “Primaret” në Partinë Demokratike kanë qenë sa për “sy e faqe”, ndërkohë që ai që vendos është në fund të fundit kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Duke theksuar se “luftën” e saj me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij do ta vijojë, Kokalari shton se demokratët duhet të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të mos “heshtin para padrejtësive”.

'Mentaliteti i PD-së është që këta që ishin më të votuarit në primare, kanë shanse më të larta për të fituar zgjedhjet, kështu që po i sakrifikojnë ata në maj (që fare mirë mund të jenë zgjedhje të manipuluara nga maxhoranca), dhe në listë të mbyllur do fusim ata që e pamë nuk i voton njeri. Nëse disa nuk u votuan as në primare, kjo do të thotë që as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni që shqiptarët do i duan në parlament? Nga ana tjetër, ata më të votuarit që i duan më shumë, fare mirë do sakrifikohen në zgjedhje që sërish mendoj nuk do jenë të pastra dhe do humbin gjithsesi. Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershëm digjet dy herë në procesionin super 'demokratik' të Berishës.

Personalisht luftën me Berishën dhe tufën që mbarte nga prapa do ta vazhdoj, por demokratët seriozë ta kuptojnë që kam tre vjet që bëj luftë të mbroj të drejtat e tyre në atë parti, dhe kam bërë një luftë shumë më të fortë se ata vetë. Ama faktin që ata janë kaq pasivë ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe padrejtësie që ju bëhet, nuk ja fal, dhe as votuesi nuk duhet t’ua falë, sepse jeni të paaftë (me dashje apo jo) të ruani integritetin e votës së atyre që ju kanë vlerësuar', tha ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Kos i bën dhuratë Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat me sukses, të ftoj ta ngjisim Korabin së bashku! Kryeministri: S’e di a do jem ende kryeministër, por do vij 

Kos i bën dhuratë Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat me sukses, të ftoj ta ngjisim Korabin së bashku! Kryeministri: S’e di a do jem ende kryeministër, por do vij