Tensionet Greqi-Turqi/ Erdogan: Jemi lodhur nga lojrat në Mesdhe

Presidenti i Turqisë shprehet se janë të lodhur nga lojërat në Mesdhe dhe se ata nuk do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të siguruar burime nafte në Mesdhe Lindor. Ndërkohë që mediat greke raportojnë se në drejtim të zonës është nisur anija franceze Charles De Gaulle, për të ndihmuar Greqinë.

Tensionet në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë për të venë nën kontroll të burimeve të hidrokarbureve në zonë, nuk gjejnë qetësi.  

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se Turqia është në kërkim të drejtave të veta dhe theksoi se përpjekjet e Greqisë për të marrë sa më shumë zona nën kontroll, është shembull i plotë i kolonializmit modern.

“Jemi lodhur nga kjo lojë. Ka filluar të bëhett për të qeshur fakti se edhe një shtet, jo pjese e Mesdheut dhe qe nuk ka të drejta në këtë zonë siç ka Turqia, të luaj këtu për të fituar. Le të bashkohen sa të duan armiqtë tanë, ata nuk do të arrijnë të ndalin prosperitetin e Turqisë” – Kështu është shprehur Erdogan, duke lënë të kuptojë se dërgimi i forcave shtesë franceze në zonë nuk e frikëson atë dhe shtetin turk, teksa dje është njoftuar se misionin i anijes kërkimore turke Oruç reis do të zgjatet sërish.

Në anën tjetër në shtypin grek është njoftuar se anija franceze ‘Charles de Gaulle’ do të dërgohet në Mesdheun Lindor.

Sipas raporteve, thuhet se Greqia ka në plan të blejë 18 avionë luftarakë Rafale nga Franca. Tensioni në Mesdheun Lindor nisi në fillim të viteve 2000 me zbulimin e burimeve të pasura të gazit natyror në Mesdheun Lindor dhe u thellua dukshëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve Turqi-Libi, Greqi-Itali e më pas nga marrëveshja Greqi –Egjipt, e cila nxiti dërgimin e anijes kërkimore turke në zonë.

Pas fillimit të misionit kërkimor në Mesdhe të anijes ‘Oruc Reis’, mes palëve ka patur tensionim të vazhdueshëm. Franca, një nga vendet që reagoi ndaj aktiviteteve kërkimore të ‘Oruç Reis’ në rajon, gjithashtu dërgoi fregata dhe aeroplanë luftarakë në rajon muajin e kaluar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Realisti: 01/09/2020 20:33

    Erdogani eshte rreziku/fatkeqesia Ballkanit. Greqia poshtersia e Ballkanit.

    Përgjigju
    • Marinari: 02/09/2020 16:32

      Graqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e nxirë, e zgjebosur, e lyrosur, e sëmurë, me leprozë, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, e pafytyrë, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, tradhëtarja e Europës, e ndyrë, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, e pavarur me borxhe.

  • Riku: 01/09/2020 17:56

    Erdogan ka cka te tjera. Ketu ka te drejte. Ndaj turqise jane bere padrejtesi me kufij. Dhe greqia eshte shtet qe me mbeshtetjen e fuqive te medha te asaj kohe ka mare ishuj qe nuk i takonin. Historia dhe drejtesia duhet te vihet ne vend. Europa nga keto padrejtesi nuk ka per te qene kurre e bashkuar sic pretendon. Lufta ne hije mes frances dhe gjermanise eshte evidente. Anglia qe ruante ekulibrat ne europe jo me kote doli nga europa. Sepse e pa qe franca ishte shteti me antieuropian dhe luante me dy porta per te perfituar ne cdo ane. Gjermania ehste faktor dhe lideri i europes. Jo franca qe do te dale mbi gjermanine. Turqia ka te drejten e saj dhe duhet te ishte futur ne europe me kohe. Por keto dy shtete nuk pranojne sepse me popullsi turqia mer shume vende ne parlamentin europian dhe behet faktori nr1. Mbi gjermanine dhe francen. Ndaj keto dy shtete me satelitet e tyre ne europe. e sulmojne dhe prishin imazhin e turqise

    Përgjigju
  • abi: 01/09/2020 17:53

    Ec atyyyy Erdogan je i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'