Tensionet, Kina dërgon 38 avionë luftarakë pranë Tajvanit! Ishulli i vogël aktivizon sistemet raketore

Teksa Republika Popullore e Kinës shënon 72 vjetorit e themelimit, Pekini ka dërguar 38 avionë luftarakë pranë hapësirës ajrore të Tajvanit. Autoritete kanë reaguar ashpër, ndërsa ende zyrtarisht nuk ka bërë asnjë koment për këtë ngjarje.

Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e saj të mbrojtjes, çka përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha. Tajvani është përgjigjur duke aktivizuar aeroplanët që ka, ashtu sikurse sistemet raketore.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të veten, mirëpo Tajvani e konsideron veten shtet sovran. Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës, afër ishullit.

Qeveria e Pekinit- e cila është duke shënuar 72 vjet prej kur është krijuar Republika Popullore e Kinës - nuk ka bërë ndonjë koment për këtë çështje.

Mirëpo më parë, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se fluturime të tilla synojnë të mbrojnë sovranitetin e Kinës, si dhe të shënjestrojnë “bashkëpunimin“ në mes të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)