KIEV- Pas tensioneve të djeshme, ku protestues pro-rus sulmuan dhe shpallën Donteskun të pavarur, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka njoftuar se Rusia është e gatshme të zhvilloje bisedime me SHBA-të dhe BE brenda 10 ditëve të ardhshme.
 
Ai shtoi se në bisedime duhet të marrin pjesë dhe 3 qytetet jug-lindore ukrainase, Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk pasi qeveria e re ka injoruar interesat e tyre. Sipas ministrit rus Lavrorv, qeveria e re e Kievit ka bërë hapa negative ndaj këtyre qyteteve mbështetëse të Rusisë; Donetsk, Kharkiv, dhe Luhansk.
 
Ndërkohë që dje, demonstrues pro-rus sulmuan godinat shtetërore në  Kharkiv, dhe Luhansk dhe shpallën Donteskun qytet i pavarur nga Ukraina. 

ORA 10:00, QEVERIA UKRAINASE MERR NË KONTOLL NDERTESEN NE KHARKIEV
Vetëm një ditë pasi aktivistët pro-rusë shpallën pavarësinë e Donetskut nga Ukraina, kjo e fundit njofton se ka marrë nën kontroll sërish ndërtesën rajonale shtetërore të qytetit Kharkiv nga separatistet pro-rusë.

Autoritet ukrainase shprehen se shpresojnë që së shpejti ndërtesat në Luhansk dhe Donetsk të lirohen së shpejti.

Presidenti i përkohshëm Oleksandr Turçinov tha se disa policë mbetën të plagosur gjatë operacionit për të liruar godinën administrative të Kharkivit, ku u arrestuan 70 persona pa përdorur armët. Ai shtoi se përgjegjësit do të trajtohen si terroristë e kriminelë dhe do të përballen me të gjithë forcën e ligjit.

Ndërkohë ka reaguar dhe Ministria e Jashtme ruse e cila paralajmëroi Ukrainën të ndalojë përgatitjet ushtarake, pasi përdorimi i dhunës në këto 3 qytete mund të çojë në luftë civile.

Dje demonstruesit pro-rus konfiskuan ndërtesat qeveritare në 3 qytete, ndërsa mijëra forca ushtarake ruse vijojnë që qëndrojnë përgjatë kufirit me Ukrainën Lindore. Autoritet ruse, nga ana tjetër thonë se nuk synojnë pushtimin e Ukrainës, por qëllimi është mbrojtja e rusëve etnik në vend.

Dje aktivistët pro-rusë kanë shpallur pavarësinë e qytetit të Donetskut nga Ukraina. Gjatë një seance në orën 12:20 me orën lokale, Këshilli i Donbass votoi në mënyrë unanime për të formuar Republikën e Donetskut. 

Këshilli u vetëshpall si i vetmi trup legjitimor në rajon deri sa qytetet e Kharkiv dhe Luhansk të mbajnë një referendum, jo më larg se 11 maji. Ai gjithashtu i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të dërgojë disa trupa paqeruajtëse në rajon për t’u mbrojtur nga Kievi.

Vendimi u mor pas protestave paqësore të nisura ditën e diel por që u përshkallëzuan me zaptimin e ndërtesës lokale qeveritare. Protesta pati dhe në qytetet e Kharkivit dhe Luhansk ku protestuesit kanë marrë armët nga depot brenda ndërtesës, ndërkohë që policia ka bllokuar rrugët hyrëse në këtë qytet.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)