Tensionet me Iranin, administrata e Trump refuzon pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm iranian në mbledhjen e OKB-së

Tensionet me Iranin, administrata e Trump refuzon pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm iranian në mbledhjen e OKB-së

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif i është refuzuar hyrja në SH.B.A. për t'iu drejtuar Kombeve të Bashkuara në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani. Soleimani u vra nga një sulm me drone nga SHBA në janar, sulm ky i ndërmarrë me autorizimin e Presidentit Donald Trump.

Një zyrtar i administratës Trump njoftoi të hënën Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutteres, se Zarif nuk do të lejohej në SHBA të marrë pjesë në një takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të planifikuar për 9 janar.

Ndërkaq, vendimi nuk është komentuar më tej nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit apo Shtëpia e Bardhë.

Përmes një postimi në Tëitter ditën e djeshme, Zarif u shpreh se:

"Ndërsa SH.B.A. tregon përçmim të plotë për Kartën e OKB dhe me aventurizmin e saj katastrofik inkurajon ekstremizmin dhe terrorin, nesër ne do të presim Forumin e Dialogut në Teheran dhe të diskutojmë mbi mënyrat e arritjes së sigurisë rajonale, përfshirë Hormuz Peace Endeavor.”

Zarif është përballur me kufizime të vizitave të tij në SH.B.A. edhe më herët. Një tjetër rast është ai i shtatorit të 2019-ës, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po zhvillonte mbledhjen e saj vjetore. Në këtë perjudhë, Zarifit iu mohua leja për të vizituar një mik që po vinte në një spital afër Nju Jorkut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës