Tensionet me Iranin, Trump: Unë nuk dua luftë, jam i gatshëm të takoj Rouhanin

Tensionet me Iranin, Trump: Unë nuk dua luftë, jam i gatshëm të takoj Rouhanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se preferon më mirë rrugën e dialogut sesa atë të luftës me Iranin dhe është gati të takohet me presidentin iranin, Hassan Rouhan.

Deklaratën, Donald Trump e bëri gjatë një intervistë në emisionin “Good Morning Britain”, në kanalin televiziv ITV.

“Irani është jashtëzakonisht armiqësor dhe qëndron prapa terrorizmit në shumë vende të ndryshme’’, deklaroi Trump, duke thënë se mbetet gjithmonë një mundësi për veprime ushtarake.

“Unë nuk dëshiroj luftën, unë preferoj të flas. E vetmja gjë që nuk duam është që ata të kenë armë bërthamore”, përfundoi presidenti i SHBA-së.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh