Tensionet me Ramën, Albin Kurti: Revoltat në Shqipëri treguan se duhet ndryshuar sistemi! Në Kosovë kanë shpresë tek unë, ndaj s’ka revolta

Tensionet me Ramën, Albin Kurti: Revoltat në Shqipëri treguan se duhet ndryshuar sistemi! Në Kosovë kanë shpresë tek unë, ndaj s’ka revolta

Marrëdhëniet e tensionuara mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, duket se janë shfrytëzuar nga kryetari i Vetëvendosje, i cili shprehet se protesta e dhunshme në Tiranë tregojnë se ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik dhe ekonomik korruptiv. Ai ka hequr një paralele më situatën në Kosovë, ku thotë se në këtë vend nuk ka ende revolta të tilla, por ka një shpresë që ai do ta bëjë realitet.

“Ngushëllime familjes e shoqërisë, dhe mbarë të rinjve shqiptarë, për Klodian Rashën, 25 vjeçarin të cilit ia morën jetën në rrugicën pranë shtëpisë së tij.

I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve.

Ata që janë në majë të pushtetit politik e shtetëror, biznesor e mediatik, tash e kanë momentin e fundit që të kuptojnë se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh.

Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve.

Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë. Bashkë me fenomenin tjetër, emigrimin masiv, këto revolta po japin mesazhin se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë më me këtë lloj sistemi politik dhe ekonomik korruptiv, që shkakton padrejtësi, pabarazi e prapambetje.

Edhe në Kosovë jemi në të njëjtën pikë, por këtu ende nuk po shpërthen revolta, sepse është edhe një shpresë. Atë shpresë nuk do ta lëmë pa e bërë realitet.

Sigurisht, me angazhimin e shqiptarëve, e sidomos të rinjve, edhe në Shqipëri do të mundësohet rikthimi i shpresës, e ndryshimi i rrugës, larg korrupsionit dhe drejt zhvillimit. Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, të aftë e të palodhur, që u qan zemra për ta parë vendin e vet mirë, me demokraci e drejtësi. U duhet vetëm të nisin të organizohen e të strukturohen, për t’i kapërcyer pengesat e vjetra, dhe kam bindjen që shpejt do të ndodhë edhe ajo.

Drejtësi për Klodianin do të thotë drejtësi e demokraci e mirëfilltë për Shqipërinë”, shkruan Kurti në facebook.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 16/12/2020 14:09

    Ik ore Kurt ti nuk ishe I zoti per vehte tende do I japesh mend te tjereve

    Përgjigju
  • qamili: 16/12/2020 08:05

    Eshte turp te ofendoni dike nga Kosova qe shpalos mendimet e veta. Po perpiqen me me te miren e tyre per te kontribuar per Shqiperine, dhe per tu afruar perseri pas gjysem e me shume shekulli ndarje nga toka ame....imagjinojeni Kosoven si nje kopesht me dreke dhe Albinin si nje kujdestar kopshti ne tentative.

    Përgjigju
    • Erik: 16/12/2020 15:51

      Eshte ish-kryeministri dhe kandidati kryesor per t'u kthyer ne ate detyre e nuk i takon te flase ashtu. Me futjen e hundeve ne politiken e brendshme te Shqiperise po ben qe t'i ndaje edhe me teper shqiptaret ne te dy shtetet tona, se ata ne Kosove i ka bere koqe e kashte. Kush nuk mendon dhe mbeshtet Albinin ose eshte hajdut ose eshte argat i Serbise.

  • Shpellari nga tropoja: 16/12/2020 07:28

    Doli dhe i dhjeri aladini....skenderbeu i dyte shqiptar hahahahahaha sa i mbaruar shok me hajdarin a dyt STRESIN.,...po ik more fytr salduar regullove kosoven ti pffff serb i felliqur ....ku i pe demostratat mo hale me 300 femij ....po ti je me legjenda qe nuk do haroesh kur si dhjeranik nuk denjte dot nje muaj o serb rus ...ndaj larg duart ketej o miku i sali kriminelit

    Përgjigju
  • Alba: 16/12/2020 07:17

    Neni 30 Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Përgjigju
  • Tase: 16/12/2020 04:46

    Loje zagaresh ne duart e Berlinit dhe Washingtonit. Si duket vllau kah Kosove eshte orientuar nga Berlini merkelist te lehe kunder vllaut te Tirones, mbeshtetur nga trumpetistet. Dhe te shohe nese mund ti ktheje reston si hakmarrje meqe e permbysi ca kohe me pare nen orientimin e Washingtonit trumpist. Janari shenon fundin e trumpetes, per rrjedhoje edhe te lojrave idote qe ndermorri ne ballkan. Dhe idioteve qe u vajten nga pas per te konsoliduar me mbajtur pushtetin autokratik.

    Përgjigju
  • peoples: 16/12/2020 02:21

    Ky e ka nrene nje luge corbe te prishur ne burgjet e Sebisedhe tani i sherben ustallareve.Jashte Shqiperise ngatrrestari Albin Kurti.Boll me kriminelet kosovare qe nga lufta nac cl deri ne ditet e sotme

    Përgjigju
  • Benny: 16/12/2020 00:52

    Dumb as a rock and they looking up to dumb and dummer

    Përgjigju
  • Alb: 16/12/2020 00:36

    Ky ashte shpresa e shqiptaris, dhe do vij dite si do kthehete.

    Përgjigju
  • Boy: 15/12/2020 23:35

    Ti djale shiko punet e tua dhe trazira ketu mos na fut se ste kemi gje borxh. Nqs Kosova ka mbet per nje zhgenjim si ti, pune per ta. Ketu jemi vendosje fhe vetevendisje para se te na dilje ti o mentar

    Përgjigju
  • Erik: 15/12/2020 23:22

    Albinin e ka kap deliri i madheshtise, beson se eshte zoti ne shqiptari, por thjesht eshte nje idealist me nivelin me te ulet te IQ-se nder politikanet shqiptare edhe pse eshte boll i lexuar. Tipik nje Enveruc i koheve moderne qe s’kursen as shoket e idealit ne rast se mendimi i tyre nuk eshte i njejte me te tijin. Nuk ishte i zoti te mbante qeverine as 2 muaj, sepse mendoi se ishte aq i fuqishem sa mund te perballej me SHBA-te.

    Përgjigju
  • Emigrant: 15/12/2020 22:51

    Ja fute percarjen politikes ne kosov dhe tani do te percash shqiperin

    Përgjigju
  • Endri: 15/12/2020 21:38

    Ku i sheh revoltat ti mor kokecepsh?!!

    Përgjigju
  • Tirona: 15/12/2020 21:34

    Po ky cpat , e dija djale te mire, paska fillu me tymos barin jeshil

    Përgjigju
  • Labi: 15/12/2020 21:27

    Mjere Kosova dhe Shqipëria që ka ngele të prese nga Albin Leshi. Po kujt i ngjall shprese ti? U provove dhe nuk vlejte. Kryeministri me jeteshkurter qe me mire te themi kryemut.

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 15/12/2020 21:26

    Ky albin kurti një idjot debil i ler e provoi në Kosov se çfar i bën kosovsrët kti idjoti e morën me shkelma dhe e përzun nga kryesimi qeveris. E tani ky del e na jep men. Me një fjal idjoti albin kurt kaka thot më dëgjoni mua debilin se çfar duhet bër.

    Përgjigju
  • O tej: 15/12/2020 21:23

    Albin ti duke ngrene m.. ike nga pushteti po duket nuk je ngop.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë