Shumë vende të Evropës Lindore po përgatiten të pranojnë potencialisht qindra mijëra njerëz që mund të duan të largohen nga Ukraina nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet. Hungaria do të vendosë njësi përforcuese ushtarake pranë kufirit me Ukrainën , për arsye sigurie por edhe për ndihma humanitare në rast se ukrainasit dynden drejt vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
“Siguria e Hungarisë është gjëja më e rëndësishme, ne po forcojmë kufirin ukrainas-hungarez”, thuhet në deklaratë.
Ministria shtoi se mbrojtja e kufirit dhe përgatitja e një misioni humanitar janë projekte të rëndësishme, por nuk tha se sa trupa ushtarakë do të dislokohen në kufi. Më herët gjatë ditës, kryeministri hungarez Viktor Orban mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare dhe i kërkoi ministrit të mbrojtjes të parandalojë grupet e armatosura që të kalonin kufirin.
Ndërkohë, Rumania po përgatitet të pranojë 500 000 refugjatë të mundshëm nga Ukraina në rast të një pushtimi rus. Edhe Sllovakia po përgatit forcat e saj të armatosura për të ndihmuar në menaxhimin e çdo fluksi të mundshëm refugjatësh nga Ukraina, pasi njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura e përshkallëzoi krizën.
Lajmi kryesor:
Zgjerohet harta e shteteve që vendosin sanksione ndaj Rusisë! BE: 27 persona e institucione ruse që kërcënojnë Ukrainën do përballen sanksione! Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
NBA/ Phoenix i jep leksion Lakers, Milwaukee 'shkelmon' krizën! Fitojnë Bulls e Rockets
27 Nëntor, 14:24
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor, 13:53