Tensionet me Rusinë, mobilizim
historik i NATO, 300 000 trupa

Tensionet me Rusinë, mobilizim<br />historik i NATO, 300 000 trupa
Më shumë se 300.000 trupa të NATO-s janë vënë në gatishmëri të lartë në kohën e tensioneve në rritje me Rusinë, që është mobilizimi më i madh i NATO-s që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpreson që në këtë mënyrë do të mundësohet përgatitja e mijëra ushtarëve për t’u përgjigjur në mënyrë më efikase në rast të një situate lufte, raporton Independent.

Në tetor, NATO-ja kishte bërë të ditur se është duke mobilizimin e 4000 trupa shtesë, për t’i dërguar në shtetet baltike pranë kufirit me Rusinë.

Në një anketë që është bërë me qytetarët polakë, del se më shumë se 70 për qind e polakëve besojnë se ushtria e tyre duhet të mbështes Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, nëse një nga këto vende sulmohet nga Rusia.

Ky solidaritet i madh u rrit, si duket, për shkak të politikës së Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe konflikteve separatiste në Ukrainë, të filluara në mars 2015.

Megjithatë, vetëm 30 për qind e polakëve të rritur dëshirojnë përfshirjen në një forcave të armatosura, paramilitare apo të brendshme në rast të një sulmi.

Por, çdo i katërti polakë do të sakrifikonte shtëpinë tij ose një shumë të madhe parash, por vetëm tre për qind do të rrezikonin jetën apo shëndetin e të dashurve të tyre.

Polonia dhe të tre vendet baltike i përkasin NATO-s dhe sulmi në njërën prej tyre, automatikisht konsiderohet si një sulm ndaj tërë Aleancës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!