Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi e sheh të gabuar vendimin e disa shteteve të Perëndimit, duke përfshirë Shteteve të Bashkuara, për të spostuar diplomatët nga Kievi, pas shqetësimeve për një pushtim të Rusisë.
“Është gabim i madh që disa ambasada ndonëse është vendimi i tyre të largohen nga Kievi dhe të vendosen në qytetin Lviv. Nuk ka Ukrainë Perëndimore, ka vetëm Ukrainë, është e tërë. Prandaj, nëse ndodh diçka, do të përhapet gjithandej" tha Zelenskyi.
Disa shtete kanë tërhequr diplomatët e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e shumicës së stafit diplomatik në Kiev, ndonëse do të mbajnë disa konsuj në qytetin perëndimor, Lviv. Kanadaja është duke mbyllur ambasadën e saj në Kiev përkohësisht, duke bartur operacionet diplomatike në Lviv, ashtu sikurse Australia.
Lajmi kryesor:
Frika nga pushtimi rus i Ukrainës rritet! Rusët japin sërish shenja pozitive: Të vazhdojnë bisedimet! Zelensky: Anëtarësimi në NATO, garanci për sigurinë e vendit











