Një valë çmimesh të larta mund të përfshijë edhe Shqipërinë sidomos në tregun e hidrokarbureve, për shkak të luftës në në Lindjen e Mesme. Nafta bruto në bursë ka kapërcyer mbi 80 dollarë fuçia, e duke kapur edhe shifrën e 83 dollarë fuçia, nga 70 dollarë që ishte të premten e 27 shkurtit. Dhe njohësit e fushës theksojnë se ky mund të jetë vetëm fillimi. Gazi po ashtu është shtrenjtuar me 40 përqind
Konfindustria i bën thirrje qeverisë që të marrë masat e domosdoshme ligjore, për të mbajtur nën kontroll tregun e karburanteve. Në reagim theksohet se duhet kontrolluar zbatimi i ligjit nga kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore, si dhe duhet të merren masa treg për të shmangur abuzimet në treg me çmimin e naftës siç ndodhi kur nisi lufta në Ukrainë.
Në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, Konfindustria kërkon edhe uljen e barrës fiskale.
Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri varion sipas kompanive nga 173-175 lekë litri, benzina kushton deri 176 lekë litri dhe gazi është 57 lekë.

Cmimet sot te karaburanteve (3 mars)
Përsa kohë Shqipëria është vend importues i naftës dhe gazit që konsumon, nëse situata në lindje do të zgjasë, këto produkte shumë shpejt do të na kushtojnë më shumë. Vetëm gjatë vitit të kaluar konsumi i karburantit në vendin tonë arriti në 761 mijë tonë, nga 683 mijë tonë në vitin 2024.

Por shtrenjtimi i tyre është vetëm fillimi i një zinxhiri që rrezikon të shtrihet dhe në produkte e shërbime të tjera, për shkak të rritjes së kostove të transportit.
Komente













E KEQIA ËSHTË SE NË SHQIPIRI SA HERË RITEN ÇMIMET ATO NUK NJOHIN ULJE DHE KUR GJITH BOTA I UL.
Përgjigju