Tensionet në Kosovë, Peleshi te ‘Siguria’: Kemi 89 trupa pjesë të KFOR, kordinojmë veprimet me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore nga deputetët demokratë për të raportuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për Sigurinë Kombëtare pas situatës në Veri të Kosovës. Peleshi tha se çdo veprim që ndërmarrin lidhur me tensionet në veri të Kosovës e koordinojnë me NATO-n. Ndërkohë, ai theksoi se Shqipëria aktualisht ka 89 trupa që shërbejnë në KFOR. Sipas Peleshit, kanë shtuar prezencën në KFOR sepse vetëm kështu mund të garantohet integritetit territorial i Kosovës.

“Nuk dua të marr përsipër që të trajtoj çështje të rendit dhe sigurisë të republikës së Kosovës. Tensionet në kufi sepse nuk është në misionin e ministrisë së mbrojtjes dhe FA. Do përgjigjem sesi kjo situatë afekton ruajtjen e integritetit territorial dhe sot të vendit tonë, pjesëmarrja në misione në kuadrin e NATO-s si edhe mbrojta civile.

Tensionet i shohim si rrjedhojë e situatës së përgjithshme të sigurisë globale që është goditur nga lufta. Këto janë shqetësimet tona, do vazhdojnë të mbeten sesi ky agresion mund të sjellë valët edhe në rajonin tonë, rajon i brishtë me disa pika të nxehta për çështje të pazgjidhura siç është ajo e njohjes të Kosovës nga Serbia. Kemi edhe Bosnjën, që për shkak të Republikës Srpska, krijohen situata tensioni. Për shkak të presionit të reciprocitet nga Kosova. Me afrimin e afatit, eskalon situata me vendosjen e barrikadave. Ne i kemi ndjekur me shqetësim lëvizjet e FA të Serbisë, që në tetor të viti të kaluar, 6 dhe 17 kanë kryer në afërsi të kufirit të Kosovës stërvitje kombëtare. Stërvitjes i paraprirë një thirrjes për rezervistët. Përkoi me afatin përfundimtar për vendosjen e afatit për targat.

Kosova nuk është thjesht një shtet tjetër për ne, është vend i shqiptarëve. Ata janë vëllezërit tanë. Edhe pse jemi pjesë e NATO-s, nuk qëndrojmë nga qëndrimi i tyre, sillemi si aleat i NATO-s, por ajo që bëjmë më tepër për Kosovën është që në radhë të parë është në top axhendën e të gjitha takimeve, forumeve, samiteve. Lobojmë për integrimin e saj në strukturat euroatlantike, strukturat rajonale. Ne vazhdojmë insistimin tonë, që të futet politika e hapur e ANTO-s, politika që ne inkuraojmë. Pjesëmarrja e shtuar në KFOR, garancia për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës. 89 trupa. Kemi shtuar një togë se ku janë të dislokuar. Kemi shtuar prezencën sepse vetëm kështu mendojmë se garantohet integritetit i Kosovës”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Tensionet në Kosovë, Peleshi raporton te ‘Siguria’! Opozita: Rama thika pas shpine Kurtit, s’dënuat kërcënimet e Vuçiç! Ministri: Koordinohemi me NATO-n


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë