Tensionet në Kosovë, Peleshi raporton te ‘Siguria’! Opozita: Rama thika pas shpine Kurtit, s’dënuat kërcënimet e Vuçiç! Ministri: Koordinohemi me NATO-n

TIRANË- Mes debateve është zhvilluar mbledhja në Komisionin e Sigurisë, në cilën ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi raportoi mbi qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria sa i takon tensioneve në veri të Kosovës. Peleshi u vu në qendër të kritikave nga opozita, të cilët akuzojnë qeverinë Rama se nuk ka reaguar si duhet kundrejt Serbisë, pasi nuk kanë dënuar kërcënimet e Vuçiç.

Ministri Peleshi theksoi se çdo veprim që është marrë nga Shqipëria ka qenë njëjtë me linjën që ndjek NATO dhe tregohen të kujdesshëm në deklaratat kundrejt Serbisë në mënyrë që të mos nxisin tensione të tjera.

“Kosova nuk është thjesht një shtet tjetër për ne, është vend i shqiptarëve. Ata janë vëllezërit tanë. Edhe pse jemi pjesë e NATO-s, nuk qëndrojmë nga qëndrimi i tyre, sillemi si aleat i NATO-s, por ajo që bëjmë më tepër për Kosovën është që në radhë të parë është në top axhendën e të gjitha takimeve, forumeve, samiteve. Lobojmë për integrimin e saj në strukturat euroatlantike, strukturat rajonale", tha Peleshi. 

Por, opozita këmbëngul se qeveria shqiptare duhet ta kishte dënuar më ashpër qëndrimet e Serbisë, sidomos deklaratën e Vuçiç se do të fusnin 1 mijë trupa serbe në Kosovë.

"I keqardhur për frymën që ka implementuar Edi Rama në qeverinë shqiptare e në raport me Vuçiç", tha Xhaferraj.

Deklaron kryeministri i Serbisë që do dërgoj 1 mijë trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci dhe s’bën asnjë deklaratë kundër Vuçiç", u shpreh Noka. 

Ministri i Mbrojtjes hedh poshtë akuzat e opozitës duke thënë se qeveria shqiptare është e para që reagon në rast të tensioneve Kosovë-Serbi. Sipas tij, Rama është i vetmi kryeministër shqiptar që ka bërë më shumë se çdo qeveri për Kosovën, jo veëm me fjalë, por edhe me vepra. 

"S’ka qeveri tjetër që ka kontribuuar më shumë në çështjen e Kosovës. Asnjë kryeministër në historinë e Shqipërisë s’ka bërë më shumë për Kosovën se Rama, jo me fjalë por me vepra, por edhe me fjalë kur ka qenë e nevojshme", vijoi Peleshi. 

Nga ana tjetër, deputeti demokrat Ervin Salianji i kërkoi Peleshit të tregojë se ku janë këto vepra, pasi sipas tij Rama vetëm ka bërë deklarata kundër Kurtit duke mos dënuar asnjëherë politikën e Vuçiç. Madje sipas Salainjit, Rama del edhe nëpër foto duke përqafuar Vuçiç e nga ana tjetër i kthen kurrizin presidentes Vjosa Osmani.

"Cilat janë veprat që ka bërë qeveria Shqipërisë në raport me Kosovën, vendosja e traut, përplasjet që bën me Kurtin. Thyerjet protokollare që përqafohet me Vuçiç dhe i kthen kurrizin Osmanit, qëndrime që nuk dënon agresion dhe i nxjerr gjoksin duke thënë mos bëni presion Serbisë. Cilat janë këto vepra?", tha Salianji. 

Shqipëria aktualisht ka 89 trupa që shërbejnë në KFOR. Sipas Peleshit, kanë shtuar prezencën në KFOR sepse vetëm kështu mund të garantohet integritetit territorial i Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Salianji te ‘Siguria: Cilat janë veprat që ka bërë Rama për Kosovën, përplasjet me Kurtin apo kurrizi që i kthen Osmanit?

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në Komisionin e Sigurisë për qëndrimet që ka mbajtur Shqipëria në raport me situatën në veri të Kosovës. Sipas Salianjit, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse përplasjeve që ka pasur me kryeministrin AlbinKurti, qëndrimet që ka mbajtur pro Serbisë duke mos bërë asnjë deklaratë kundër kërcënimeve të saj. Madje sipas Salainjit, Rama del edhe nëpër foto duke përqafuar Vuçiç e nga ana tjetër i kthen kurrizin presidentes Vjosa Osmani.

Këtu ka një çështje që është serioze dhe këtu duhet të kemi vëmendjen e plotë. Nuk është një çështje e tejkaluar pak se nga kolegët e PS duket se është një çështje e mbyllur. Është një situatë që mund të ketë përsëri tensione, situatë ku presidenti i Serbisë nëpërmjet dy pikave thotë do të vendosim në dispozicion njësi speciale për një operacion special ushtarak me të njëjta terma që përdor Putin në Rusi. Padiksutim Shqipëria është  e para që duhet të jetë e shqetësuar. Qeveria është e para që duhet të jetë e shqetësuar për Kosovën se po bëhet fjalë për agresion. Nuk mund të rrijë mënjanë Shqipëria kur SHBA dënon, Kur ministrja gjermane, president francez angazhohet, reagon dash, Rama mund t’i lehtësojë presionin Serbisë duke thënë mos i bëni presion për sanksionet. Ta kalosh presionin te Kosova. Ministër duhet të tërhiqeni nga një deklaratë. Që thatë nuk ngremë armët. S’po kërkon njerei që të ngrini armët. Shqipëria në çdo rast nëse preken kufijtë e një vendi të NATO-s, sidomos Kosovën. Shqipëria duhet të jetë e gatshme të bëjë gjithçka se aty ka operacione që ne edhe marrim pjesë. Shqipëria duhet të jetë  e gatshme në çdo moment. Ne jemi të gatshëm për armët. Qeveria shqiptare në kushtet kur Europa për dënojën përpjekjet e rusisë për të nxitur konflikte nuk mund të dalë në mbrojtje duke thënë mos i bënë presioni për sanksione. Serbia ka lënë afat dhe nuk po zbaton marrëveshjet. Cilat janë veprat që ka bërë qeveria Shqipërisë në raport me Kosovën, vendosja e traut, përplasjet që bën me Kurtin. Thyerjet protokollare që përqafohet me Vuçiç dhe i kthen kurrizin Osmanit, qëndrime që nuk dënon agresion dhe i nxjerr gjoksin duke thënë mos bëni presion Serbisë. Cilat janë këto vepra?

Ora 14:01
Noka te ‘Siguria’: Rama i ka futur thika pas shpinës Kosovës, tradhti kombëtare! Peleshi: Jemi qeveria që kemi bërë më shumë për të

 

Deputeti demokrat Flamur Noka ka debatuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë sa i takon tensioneve të Kosovës. Noka tha se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë deklaratë kundër Aleksandër Vuçiç, por ka shfaqur hapur ‘dashurinë’ për presidentin serb duke i futur thikë pas shpine Kosovës. Edhe Noka thotë se qeevria shqipatre s’ka dënuar deklaratat e Vuçiç që ka thënë se do fusë 1 mijë trupa në Kosovë, e kjo sipas Nokës në kohët moderne quhet tradhti kombëtare.

“Ajo që na shqetëson është fakti se në këtë situatë përballë këtyre zhvillimeve qeveria përgjithësisht ka luajtur rolin e strucit dhe në shumë raste të tjera. Kryeministri i Shqipërisë ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi ta bëjë një kryeministër i Shqipërisë. Ka deklaruar, shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën, duke i futur thikë pas shpine Kosovës dhe duke shfaqur një dashuri deri në dashuri patetike për Vuciçin dhe për qeverinë e Serbisë. Këto gjëra në kohë moderne, quhen tradhti kombëtare. Në këtë kohë, në këtë mënyrë, ndodh tradhtia kombëtare. Deklaron kryeministri i Serbisë që do dërgoj 1 mijë trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci dhe s’bën asnjë deklaratë kundër Vuçiç. Prisja nga ministri që të tregonte pak senisibiltet të shtuar dhe jo të fliste në mënyrë kaq mekanike dhe pa asnjë emocion sikurse po fliste për Pakistanin. Duke qenë se është e gjitha rilindje, rilindja ka vëlla serbin dhe komshi kosovarin. Ky është realiteti.

Përgjigja i erdhi nga ministri Peleshi i cili tha se qeveria Rama është e vetmja që ka bërë më shumë se asnjëherë më parë për Kosovën.

“Të gjitha trillime. S’ka qeveri tjetër që ka kontribuuar më shumë në çështjen e Kosovës. Asnjë kryeministër në historinë e Shqipërisë s’ka bërë më shumë për Kosovën se Rama, jo me fjalë por me vepra, por edhe me fjalë kur ka qenë e nevojshme. Nëse jemi pro dialogut, nëse mendojmë që përmes dialogut të drejtuar nga BE, mund të arrihet ajo që presin gjithë shqiptarët, kjo nuk do të thotë se duhet të akuzohemi për aneminë politikën e jashtme. Kur është dashur të forcohen tonet, Rama e ka ngritur zërin në mes të Beogradit”, tha Peleshi.

Ora 13:41
Xhaferraj: Serbia kërcënon se do fusë trupa në Kosovë dhe ju nuk e dënoni! Peleshi: S’po e përkëdhelim Vuçiçin, kemi reaguar

Në Komisionin e Sigurisë po debatohet mbi tensionet në veri të Kosovës. Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj akuzon qeverinë se nuk ka reaguar si duhet mbi deklaratat kërcënuese të Vuçiç se do të dërgojnë 1 mijë trupa në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes tha se qeevria shqiptare është gjithmonë e para që reagon.

“I keqardhur për frymën që ka implementuar Edi Rama në qeverinë shqiptare e në raport me Vuçiç. Gjatë fjalës thatë nuk dua të ma përsipër të trajtoj çështje të sigurisë së Kosovës. Vazhduat që i shohim me vëmendje si derivate të situatës globale. Kemi kërkuar ministrin e mbrojtjes dhe të jesh i sigurt që nëse në republikën demokratike të Kongos do ftonte ministrin po këto gjëra do thonte. E kuptoni ku ka degraduar qeveria shqiptare me çështjen e Kosovës. Akoma nuk është dënuar nga qeveria shqiptare dhe ju sot nuk e dënuar aktin e agresionit. Kërcënon qartazi që do dërgoj 1 mijë forca në Kosovë. Si mund ta shpjegoni kundërvënien që kanë në politikën e sanksioneve të NATO-sa”, Xhaferraj.

“S’ka përkëdhelje të Serbisë. Qeveria shqiptare është gjithmonë e para që reagon, por tonat janë ato të NATO-s dhe interesit që kemi për shqiptarët. Nuk i hedhim benzinë zjarrit por s’do të thotë që s’mbajmë qëndrime të forta sa herë që duhet”, tha Peleshi.

Ora 13:41
Tensionet në Kosovë, Peleshi te ‘Siguria’: Kemi 89 trupa pjesë të KFOR, kordinojmë veprimet me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë në një seancë dëgjimore nga deputetët demokratë për të raportuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për Sigurinë Kombëtare pas situatës në Veri të Kosovës. Peleshi tha se çdo veprim që ndërmarrin lidhur me tensionet në veri të Kosovës e koordinojnë me NATO-n. Ndërkohë, ai theksoi se Shqipëria aktualisht ka 89 trupa që shërbejnë në KFOR. Sipas Peleshit, kanë shtuar prezencën në KFOR sepse vetëm kështu mund të garantohet integritetit territorial i Kosovës.

“Nuk dua të marr përsipër që të trajtoj çështje të rendit dhe sigurisë të republikës së Kosovës. Tensionet në kufi sepse nuk është në misionin e ministrisë së mbrojtjes dhe FA. Do përgjigjem sesi kjo situatë afekton ruajtjen e integritetit territorial dhe sot të vendit tonë, pjesëmarrja në misione në kuadrin e NATO-s si edhe mbrojta civile.

Tensionet i shohim si rrjedhojë e situatës së përgjithshme të sigurisë globale që është goditur nga lufta. Këto janë shqetësimet tona, do vazhdojnë të mbeten sesi ky agresion mund të sjellë valët edhe në rajonin tonë, rajon i brishtë me disa pika të nxehta për çështje të pazgjidhura siç është ajo e njohjes të Kosovës nga Serbia. Kemi edhe Bosnjën, që për shkak të Republikës Srpska, krijohen situata tensioni. Për shkak të presionit të reciprocitet nga Kosova. Me afrimin e afatit, eskalon situata me vendosjen e barrikadave. Ne i kemi ndjekur me shqetësim lëvizjet e FA të Serbisë, që në tetor të viti të kaluar, 6 dhe 17 kanë kryer në afërsi të kufirit të Kosovës stërvitje kombëtare. Stërvitjes i paraprirë një thirrjes për rezervistët. Përkoi me afatin përfundimtar për vendosjen e afatit për targat.

Kosova nuk është thjesht një shtet tjetër për ne, është vend i shqiptarëve. Ata janë vëllezërit tanë. Edhe pse jemi pjesë e NATO-s, nuk qëndrojmë nga qëndrimi i tyre, sillemi si aleat i NATO-s, por ajo që bëjmë më tepër për Kosovën është që në radhë të parë është në top axhendën e të gjitha takimeve, forumeve, samiteve. Lobojmë për integrimin e saj në strukturat euroatlantike, strukturat rajonale. Ne vazhdojmë insistimin tonë, që të futet politika e hapur e ANTO-s, politika që ne inkuraojmë. Pjesëmarrja e shtuar në KFOR, garancia për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës. 89 trupa. Kemi shtuar një togë se ku janë të dislokuar. Kemi shtuar prezencën sepse vetëm kështu mendojmë se garantohet integritetit i Kosovës”, tha Peleshi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2023 02:25

    Kurse per mua eshte humbje kohe nga ana e opozites qe merrem me kerkesen e Vucicit per futje trupash ne Kosove, kur Evropa nuk ia pranoi.Nuk kane gje tjeter per cfare te diskutojne?!

    Përgjigju
  • Ledi: 17/01/2023 15:06

    Salianji mashtrues dhe Noka me te meta mendore i jerkojne llogari pa baza Peleshit per Kodoven ? Si ka myndedi qe opixita te oerfaqedohet nga keta njerez medioker .Shqiperia cdo veprim ne Kosove dhe kudo i kordinon me kusht me Naton dhe jo vetem

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/01/2023 14:55

    O Pelesh , serbia nuk ështé NATO sepse si duket i ke perzier dakordimet…o TË mjerë

    Përgjigju
    • Lala: 17/01/2023 16:53

      O Ari jemi ne ne nato.ne ndjekim linjen Politike te NATOs..kupton.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!