Tensionet në Kosovë, Vuçiç shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i do të kryejnë punën e policisë në veri

Tensionet në Kosovë, Vuçiç shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i do të kryejnë punën e policisë në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi.

“Mendoj se diçka e tillë do të kontribuojë në paqe. Nëse amerikanët mendojnë që këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, e diçka e tillë nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit, frikësohem se kjo situatë mund të çojë në katastrofë”.

Presidenti i Serbisë ka thënë gjithashtu se shpreson që NATO-ja do të parandalojë ndonjë vendim të mundshëm të Kosovës për dërgimin e njësive speciale në veri.

“Shpresoj se NATO-ja do të ketë mençuri të mjaftueshme për të parandaluar këtë gjë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë të dielën se është e rëndësishme që Serbia të sillet “me seriozitet dhe me përgjegjësi”.

“Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike. Pas 10 vjetësh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq për Televizionin Pink.

Vuçiç ka thënë, po ashtu, se supozimet që serbët po veprojnë me urdhër të Beogradit, “janë të pakuptimta”./REL

 


Lajmi kryesor:

Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës u bë me urdhër të Beogradit? Vuçiç: E pavërtetë! Donin ta bënin prej kohësh, i kam penguar të paktën 20 herë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë