Tensionet në Mesdhe, historiani turk për Report Tv: Greqia, fëmija i llastuar i Bashkimit Europian (VIDEO)

'Greqi po sillet si fëmija i llastuar i bashkimit Europian'. Kështu do të shprehej historiani turk Hasan Oktay në një intervistë ekskluzive për Report Televizion. Sa i përket Turqisë dhe pozicionit të saj në Mesdhe ai u shpreh se është në të mirë të gjithëve që Turqia të sigurojë pavarësinë energjetike sepse kjo nuk do ta ndihmonte vetëm atë por të gjithë Bashkimin Europian për të siguruar pavarësinë nga Rusia.

Intervista e plotë për Report Tv e historianit turk
Gazetarja: Profesor fillimisht faleminderit që pranuat të flisnit me ne.Si perceptohet gjendja në Mesdheun Lindor në median turke dhe nga ana e popullit turk? 

Hasan Oktay: Sic e dini në Mesdheun Lindor, rezervat e mëdha të gazit në zonën nënujore pranë ishujve qipriot janë bërë një lajm i madh në opinionin ndërkombëtar. Qeveria turke, duke marrë në konsideratë se kjo gjë bën pjesë në rafte e saj kontinentale të saj, filloi kërkimet në zonë.  Një veprim i tillë i ndërmarrë nga qeveria turke ktheu të gjithë vëmendjen në detin Mesdhe. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike dhe politike mes Turqisë dhe Libisë. Dua të theksoj këtu se Greqia pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike dhe detare me Egjiptin ishte e përgatitur për një përkeqësim të situatës në Mesdheun Lindor.  Turqia dhe Greqia, veçanërisht në rrethinat e ishullit Meis, kanë përjetuar tensione të shumta. Në një situatë të tillë e gjithë vëmendja fillimisht nga ana e Turqisë dhe pastaj e të gjithë Bashkimit Europian u përqendrua në atë zonë. Ne si republikë turke, nuk jemi asnjëherë pala nxitëse e konfliktit. Marrja në kontroll e këtyre burimeve vuri përballë njëri-tjetri Turqinë me Greqinë dhe Turqinë me Francën. Këto ditë në Turqi doli lajmi se vendi gjeti rezerva gazi në Detin e zi, gjë e cila e tërhoqi pak vëmendjen nga Deti Mesdhe për në Detin e Zi. Por kjo nuk do të thotë se Turqia do të heqë të dorë nga të drejta e saj në Mesdheun Lindor apo në Ishujt në detin Egje, këto janë të drejtat tona dhe do të vazhdojmë kërkimet për rezerva për gazin natyror. Kjo gjë normalisht që tensionon Greqinë, e cila e di që një forcim ekonomik i Turqisë do të vështirësojë pozicionin e saj, për këtë arsye ajo po mundohet me çdo kusht të përfshijë Bashkimin Europian dhe NATO-n për të ndryshuar balancat në favor të saj. Por nuk duhet të harrojmë se Turqia është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i NATO-s. Për Turqinë duhet të themi gjithmonë është e rëndësishme të sigurojmë rezervat në Mesdheun Lindor, për ta është e rëndësishme burimet atje.

Gazetarja: Sigurisht profesor në njërën anë Turqia thotë se ky është kufiri im dhe këto janë të drejtat e mia, në anën tjetër edhe Greqia shprehet se ato janë territoret e saj dhe Turqia nuk ka të drejtë të bëjë ndërhyrje aty. Qëndrimit të së cilës i janë bashkuar dhe e respektojnë si BE ashtu edhe SHBA. Pas deklaratës së djeshme të presidentit Erdogan, që Turqia ka arritur të sigurojë rezerva gazi në Detin e Zi, ju si mendoni  a do të tërhiqet mbrapsht Turqia apo do të vazhdojë përpjekjet e saj për të kërkuar gaz në Mesdhe?

Hasan Oktay: Turqia do të vazhdojë të kërkojë me vendosmëri të plotë rezerva  gazi si në Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi. Turqia është një vend në zhvillim ekonomik dhe e ka të domosdoshme të zhvillojë burimet e veta të energjisë. Siç e di edhe ju, furnizimet me energji i ka të lidhura me Rusinë, Azerbajxhanin dhe Iranin.  Duke qenë një vend i cili po zhvillohet ditë pas dite, e ka të domosdoshme sigurimin e burimeve të veta të energjisë. Sepse siç e dimë të gjithë asnjë shtet nuk siguron dot një zhvillim të madh ekonomik pa pasur burime të veta. Turqia është e vetëdijshme për këtë gjë pasi  po has vështirësi të mëdha ekonomike dhe ka me të vërtet nevojë për energji. Prandaj është e detyruar me çdo kusht të sigurojë rezervat energjetike në Detin e Zi dhe në Mesdheun Lindor. Duke qenë një situatë e tillë, kur Turqia është e varur nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani  ajo do të mundohet të bëjë të pamundurën për të qëndruar në këmbët e veta. Prandaj sigurimi I këtyre burimeve përbën një domosdoshmëri për Turqinë dhe jo një qëndrim kundër shteteve të bashkuara apo Bashkimit Europian. Për këtë arsye Greqia nuk kapse të shqetësohet. Në fakt tani  Greqia  po sillet si  “ Fëmija i lashtuar i Bashkimit europian.

Gazetarja: Profesor , ju thoni që Fëmija i Llastuar i Bashkimit Europian është Greqia, por në median greke dhe atë ndërkombëtare Turqia shihet si një fëmijë i llastuar. Pas lajmit të djeshëm çfarë ndodhi në Turqi?  Çfarë reagimi nxiti në mesin e njerëzve dhe medias lajmi i madh i dhënë nga presidenti?

Hasan Oktay: Që Turqia nuk është fëmija i llastuar në këtë mes e tregon historia jonë. Ne e kemi treguar se në çfarëdolloj kushtesh ja kemi dalë mbanë. Lajmi i dhënë dje nga presidenti Erdogan, në lidhje me rezervat në Detin e Zi, u prit me lumturi të madhe nga i gjithë populli turk. Për të siguruar sa më shumë përfitime nga ato, duhen filluar menjëherë nga puna. Gjetja e këtyre rezerva në Detin e zi ndikon në rritjen e vetëbesimit të Turqve dhe rrit shpresat për një forcim më të madh ekonomik të vendit. E theksova edhe më parë Turqia është një vend në zhvillim. Shtet i cila ka potenciale të forta për tu rritur ekonomikisht. Pengesa më e madhe për Turqinë deri tani është varësia e saj nga burimet e jashtme energjetike dhe për ti dhënë fund kësaj gjëje po lufton.

Gazetarja: Profesor, në lidhje me tensionimin e situatës mes Turqisë dhe Greqisë, kanë dalë lajme të shumta në të gjithë botën, të tilla të cilat mund të shkojnë deri në shpërthimin e një lufte. Ju çfarë mendoni në lidhje me këtë situatë? Çfarë mund të ndodhë pas ditës së sotme? Do të qetësohet situata apo do të kemi tensionim më të madh? Çfarë mund të ndodh në Mesdhe apo në Detin e zi tani e tutje?

Hasan Oktay: Sigurisht rezervat e gazit që do ti sigurojmë në Mesdheun Lindor fillimisht do ti përdorim për të forcuar ekonominë e vendit tonë dhe pastaj për ta tregtuar në drejtim të BE. Kjo do të krijonte një alternativë ekstra për BE, për tu shkëputur nga varësia e energjisë nga Rusia. Kjo do të ishte një gjë pozitive për BE.  BE, pasi  të shohë fuqinë në rritje të Turqisë, do të fillojë të ndryshojë politikat. Nëse arrihet marrëveshja do të jetë në të mirë të gjithëve, sepse edhe Evropa njësoj si Turqia është totalisht e varur nga burimet që vijnë nga Rusia. Ditët në vijim e është  sigurte që BE do ti përqaset dhe do ta shoh nga një perspektivë tjetër marrëdhënien me Turqinë.

Gazetarja: Shpresoj që do të ndodhë siç thoni ju profesor. Dhe në asnjë pjesë të vendit qoftë në Detin e Zi  apo Mesdhe nuk do të ketë më tensione. Shpresoj që së shpejti të mund të japim lajme të mira nga Shqipëria dhe nga çdo vend.

Hasan Oktay: Faleminderit dhe punë të mbarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BBC: 23/08/2020 14:35

    Ja dhe be*iret e anadollit qe masakruan e lane ne mjerim Shqiperine per 500 vjet. Mongoloide barbare stepash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare