UKRAINË - Gjendja në Ukrainë paraqitet ende nën tension, protesta, kërcënime dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Kiev, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur me qindra të tjerë, gjatë këtyre ditëve të fundit.
Sipas burimeve zyrtare, duhen verifikuar edhe dinamikat e personave që kanë humbur jetën, pasi nuk janë qëlluar nga policia, duke mohuar atë çka thonë manifestuesit. Sipas këtyre të fundit disa prej personave që kanë humbur jetën janë qëlluar me armë zjarri dhe nënvizojnë faktin se policia ka qëlluar në drejtim të protestuesve.
Ndërkohë edhe protestuesit janë të armatosur me shkopinj dhe mbi të gjitha me bomba molotov, duke shkaktuar zjarre të shumtë në kryeqytetin ukrainas. Bëhet e ditur gjithashtu se një prej viktimave ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kollonë në hyrje të stadiumit, nga një lartësi prej 13 metrash dhe sipas mediave ndërkombëtare, mendohet të ketë rënë pas ndjekjes që po i bëhej nga policia.
Duke parë kaosin e krijuar, ka reaguar edhe Bashkimi Europian i cili i ka bërë apel Ukrainës për ti dhënë fund menjëherë dhunës.
Presidenti i Komisionit Europian Josè Manuel Barroso ndihet i shokuar për vdekjen e protestuesve dhe duke ndjekur me vëmendje ngjarjet që po ndodhin në Kiev është shprehur që mund të merret në konsideratë një ndërhyrje e mundshme nga Bashkimi Europian. Por ka reaguar edhe Rusia, duke thënë se Perëndimi nuk duhet të ndërhyjë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com